Sigal

A mund të dobësoheni duke ecur? Po mundet! Nëse doni të fuqizoni efektin dobësues të të ecurit, këtij aktiviteti shtojini çdo ditë një minutë më shumë. Do të shihni se pa e kuptuar fare, trupi juaj do të bëhet më elegant ndërsa ju do të lodheni më pak për këtë përpjekje.

Integrojeni ecjen me “vigani-shkurtabiqi”

Një herë në javë, praktikoni një seri ushtrimesh të ashtuquajtura vigani-shkurtabiqi, që do t’ju lejojnë të riforconi muskujt e gjymtyrëve të poshtme. Fillojeni me 15, duke e rritur këtë numër dalëngadalë gjatë stërvitjes tuaj të thjeshtë por të dobishme.

Abdominale për një bark të sheshtë

Një herë në javë do të jetë e domosdoshme të praktikoni ndonjë ushtrim për abdominalet. Kjo gjë do t’ju bëjë që të keni një bark të sheshtë dhe të tonifikuar. Në këtë mënyrë ju do t’u thoni lamtumirë yndyrave të grumbulluara kryesisht në zonën e barkut.

“Push up” për të filluar javën

Ndonjë ushtrim push up (ushtrimi që ne e quajmë pompa) do t’ju lejojë të vini trupin në lëvizje pas dembelizmit të fundjavës e gjitha në avantazh të të ecurit të përditshëm. Vendoseni vetë se kur do ta bëni: përpara se të largoheni në mëngjes nga shtëpia ose pasi të ktheheni në të.

Ushtrim për pulpat

Ky ushtrim është shumë i rëndësishëm, sidomos për këdo që ecën vazhdimisht, përderisa mund të shmangin dhimbjet dhe tërheqjet muskulare. Çdo ditë, përpara ecjeve tuaja, bëni një seri të thjeshta ushtrimesh për pulpat. Më pas gjatë ecjeve tuaja do t’ju duket sikur fluturoni!

Përfitime të përgjithshme nga e ecura

Lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën. Personat që merren me këto aktivitete i rezistojnë katër deri në shtatë vjet më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave të tyre. Këto rezultate dhe hulumtimet e tjera të bëra gjatë studimeve të ndryshme dëshmojnë se ecja si aktivitet fizik ndihmon shumë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së skeletit njerëzor. Kjo sëmundje dhe gjendje e eshtrave i godet më shumë femrat dhe ka të bëjë me porozitetin e eshtrave, për shkak të mungesës së kalciumit. “Aktiviteti fizik është një ‘ilaç’ i mrekullueshëm dhe studime të fundit tregojnë se ilaçet dhe ushtrimet mund të japin rezultate identike”, thotë ish-drejtuesi i këtij kolegji, Bob Selis (Bob Sallis). Ekspertët amerikanë ju këshillojnë që të filloni të ecni, por aktivitetin fizik duhet ta rrisni me kalimin e kohës me një kombinim të ushtrimeve aerobike, që shtriqin dhe forcojnë muskujt.