Sigal

Kulla e Sahatit, një ndër objektet më dominues në qytetin e Kavajës, është monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar gjatë shekullit të XIX-të, në sheshin e pazarit, në pikën më të lartë të qytetit.

Projekti i restaurimit i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe financuar nga TIKA – Turkish Cooperation and Coordination Agency, bëri të mundur restaurimin e plotë të monumentit, ku u përfshinë ndërhyrje të tilla si: konsolidimi i muraturës, vendosja e tirantave metalike të munguara, vendosja e brezave të drurit, ndërtimi i shkallëve të reja në pjesën e brendshme të kullës, si dhe ndriçimi dekorativ.