FOTO/ Besnik Mustafaj voton për shkarkimin e Lulzim Bashës

208
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka votuar në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.  Mustafaj ka hedhur votën në qendrën e votimit të Njësisë 9.

Një ditë më parë, Besnik Mustafaj tha se nisma e Berishës për rithemelimin e PD ishte pozitive. Sipas tij, kjo lëvizje po nxjerr PD-në nga depresioni.

Mes aktivitetit të Bashës sot te Pallati i Kongreseve dhe Referendumit, Mustafaj tha se do zgjidhte këtë të fundit, për të votuar shkarkimin e Lulzim Bashës.

Kujtojmë që Lulzim Basha u shkarkua të shtunën nga 4446 delegatë, ndërsa sot në Referendum ky vendim do të ratifikohet.

Image