Fundërritë e kafesë, nga mbetje në burim energjie bio

179
Sigal

Zinxhirët e kafeneve krijojnë shumë ndotje, duke filluar që nga gotat njëpërdorimshe e deri te mbetjet e vetë kafesë.

Kompania britanike Bio-bean duket se ka gjetur një zgjidhje ideale për ta kthyer mebtjen e tyre në një burim të vlefshëm.

Bota pi 2 miliardë filxhanë kafe në ditë, duke prodhuar 6 milionë tonë fundërri kafeje çdo vit.

Kur ato dërgohen në landfille, çlirojnë gaze të dëmshëm për atmsoferën që kontribojnë në ngrohjen globale.

Por Bio-bean planifikon që këtë mbetje ta kthejë në burim të nevojshëm. Që tani kompania po shndërron 7000 tonë fundërri kafeje në karburant bio. Në 2017 ajo zhvilloi lëndën djegëse bio përdoret për disa autobuze në Londër.

Kompania planifikon ta përdorë këtë burim energjie dhe në shtëpi e pajisje elektro-shtëpiake.

Në këtë mënyrë sasia e gazeve që emetohet do të ulet deri në 80%.