Tre trajtime natyrale për flokë të shëndetëshëm gjatë dimrit

589
Sigal

Me ndryshimin e stinëve me siguri që keni vënë re se ndryshon edhe gjendja e flokëve tuaj.

Veçanërisht stina e dimrit mund të themi që është më e ashpra për flokët pasi, ajri është i thatë dhe i ftohtë.

Kjo bën që flokët tuaj të bien të thahen dhe të qëndrojnë më keq gjatë kësaj periudhe.

Dëmtimi i flokëve në këtë periudhë është shumë i përhapur dhe problematik, por zgjidhja është më e lehtë nga sa mendoni.

Ktheni sytë nga kuzhina juaj dhe zgjidhni përbërësit më hidratues për të përgatitur trajtime të thjeshta, pa dalë fare nga shtëpia.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni tre kombinime të ndryshme të cilat do t’ju shpëtojnë nga çdo problem i flokëve.

Ndiqni më poshtë tre trajtimet më të shëndetshme të cilat funksionojnë vërtetë tek flokët.

Trajtimi me vezë

Gjithçka që ju duhet për të nisur këtë trajtim është një e verdhë veze, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle vaj ulliri.

Këto sasi mund ti dyfishoni apo trefishoni në varësi të gjatësisë dhe dendësisë së flokëve që do të trajtoni.

Nisni menjëherë me përgatitjen, ku do t’ju duhet një enë e madhe për të bashkuar të gjithë përbërësit.

Filloni duke i përzier mirë me njëri tjetrin derisa të bëhen kompakte.

Këtë masë të krijuar përdoreni për të lyer rrënjët e flokëve tuaj, bashkë me majat apo pjesën e dëmtuar të tyre.

Lëreni të veprojë në kokë për rreth një orë, duke i kapur flokët me një kapse në mënyrë që të mos bëheni pis dhe më pas lajini flokët me shampo.

Këtë trajtim bëjeni 2-3 herë në javë në mënyrë që t’i jepni flokëve dhe skalpit të kokës më shumë hidratim edhe gjatë ditëve të ftohta.

Trajtimi me kos

Ky trajtim është ideal për pastrimin e thellë dhe mbrojtjen e flokëve njëkohësisht.

Në një enë të thellë shtoni 1 lugë gjelle limon, 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë gjelle kos.

Përzieni mirë dhe vendoseni tek rrënjët e flokëve duke masazhuar mirë me gishta.

Lëreni në kokë për 30-35 minuta e më pas lani flokët si çdo herë.

Trajtimi me çaj jeshil

Skalpi ka shumë mundësi të irritohet gjatë dimri pasi, lëkura thahet nga i ftohti.

Kështu që mbajtja e skalpit sa më të shëndetshëm është thelbësore edhe për shëndetin e flokëve.

Një filaxhan rreth 250 ml çaj jeshil, 1 lugë gjelle uthull molle dhe disa pika vaj mente.

Përziejini mirë të gjithë këta përbërës dhe lyeni skalpin me të duke e lënë të thahet për 5 minuta.

Më pas lani kokën me shampo si normalisht.

Bëjeni këtë trajtim të paktën 1 herë në javë për të para rezultate të mrekullueshme tek flokët tuaj.