Sigal

Ju ka ndodhur të jetë ora 12 e drekës, ti ke dalë për pak minuta pushim nga puna, ke pirë kafen, por pavarësisht gjithë përpjekjeve të flihet shumë dhe kafja nuk po të zgjon? Në fakt për këtë problem ka një zgjidhje dhe quhet ‘coffe-nap’ ose dremitja pas kafes. Mbase nuk keni dëgjuar ndonjëherë, por kjo metodë është shumë e njohur. Kur ti konsumon kafe 20 minuta para se të flesh, në fakt je duke mashtruar trurin tënd që të punojë për ty. Duke fjetur për disa minuta do pastrosh adenozinën (simulant që shkakton ndjesinë e lodhjes në trup) e tepërt. Nuk duhet të flesh më shumë se 30 minuta sepse futesh në fazën e gjumit të thellë, ndërsa kur fle më pak do të lejosh kafeinën të veprojë në tru dhe do zgjohesh më energjik.