Modric fiton ”Topin e Artë 2018”

583
Sigal

Pasi shkëlqeu në Kupën e Botës, kroati Luka Modric fiton ”Topin e Artë 2018”, duke u bërë kështu fubollisti i parë në historinë e ekipit kroat që fiton çmimin më të lartë personal në futboll.

Kroati i cili zhvilloi një vit fantastik, duke marrë një sërë trofesh individual, u zgjodh si futbollisti më i mirë i vitit 2018 nga revista franceze “France Football”. Një trofe që e vendos 33-vjeçarin përkrah magjistarëve të futbollit, si George Weah, Mattias Sammer, Zinedine Zidane, Ronaldo Fenomeni, dhe dy jashtëtokësorëve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Pikërisht, Modric “thyen” mitin e argjentinasit dhe portugezit, që kanë fituar 10 edicionet e fundit (5 herë secili) të këtij trofeu mjaft prestigjoz. Vetëm vendi i dytë për fituesin në fuqi, Cristiano Ronaldon, me sulmuesin e Juventusit që nuk arriti të sfidojë talentin e ish-shokut të tij te Reali i Madridit.

Zbulimi i vitit 2018 ishte padyshim Kylian Mbappe. “Djaloshi i Artë” i Francës dhe PSG-së ishte fantastik gjatë këtij viti, por pavarësisht kësaj, 19-vjeçari u pozicionua vetëm në vendin e katërt. “Top 10” u plotësua nga Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane.