Ca mënyra sesi i ftohti ndikon në trupin tonë

151
Sigal

Nuk e kemi fjalën vetëm për temperaturat e ulta, por gjithë mënyrat sesi gjërat e ftohta ndikojnë në trupin dhe rrjedhimisht mirëqënien tonë. Faktet në vijim mund t’ju surprizojnë, por gjithmonë është më mirë t’i dini.

1. Ata që zgjedhin që vaktet t’i hanë të ftohta konsumojnë më shumë kalori

Gjithmonë ka ekzistuar një keqkuptim që thotë se ushqimet e nxehta kanë më shumë kalori pasi kanë tendencën të të ngopin më shpejt. Në fakt, ekspertët kanë arritur në përfundimin se ata që zgjedhin t’i konsumojnë ushqimet e ftohta konsumojnë më shumë kalori. Për të qenë më specifikë, konsumojnë të paktën 31% kalori.

2. Trupi ynë e ka më të vështirë t’i tresë ushqimet e ftohta

Kur ne hamë diçka të ftohtë, trupi ynë e ka dyfish më të vështirë procesin e tretjes. Si fillim duhet të ngrohë ushqimin e më pas ta tresë atë. Përshembull, supa e ngrohtë do vetëm 15 minuta të tretet nga stomaku e ndërsa një akullore do nga 30 minuta deri në 2 orë.  Kjo s’do të thotë të hiqni dorë nga frutat, perimet pasi janë mirë të konsumohen në temperaturën që kanë, por çfarë mund të bëni është t’i mbani në gojë sa më gjatë para se t’i kaloni për t’u tretur.

3. Uji i ftohtë përthithet nga trupi më shpejt se i nxehti

Përveç kësaj, uji i ftohtë ndihmon në rritjen e rezistencës tek njerëzit që ushtrohen përgjatë çdo dite ose shumë shpesh. Përsa i përket ujit të pijshëm, uji i vakët do t’ju bëjë të konsumoni më pak duke ju çuar kështu drejt dehidratimit e ndërsa uji relativisht i ftohtë është zgjedhja më e mirë.

4. Ushqimet e ngrohta dhe të ftohta rrisin temperaturën e trupit tuaj

Nuk ka asnjë dyshim që pijet e nxehta si kafja, çaji dhe supa mund t’ju bëjnë të ndiheni ngrohtë, por në të njëjtën kohë do të ndikojnë tek temperatura juaj e trupit. Akullorja përshembull, mund t’ju fusë ethet në fillim nëse e konsumoni gjatë ditëve të ftohta, por më vonë do t’ju mbajë ngrohtë. Kjo sepse trupit i duhet më shumë energji për ta djegur ushqimin duke rritur kështu temperaturën e trupit dhe duke ju bërë të ndiheni më të nxehtë.