Xhensilën apo Ijen…Bes Kallaku jep përgjigjen më të vështirë të jetës

438
Këtë javë i ftuar në “Shiko kush Luan” ishte aktori i humorit Bes Kallaku, i cili edhe këtë mbrëmje u sigurua që të na bënte të qeshim me shakatë e tij.
Besi u zgjodh si përfaqësues I skuadrës së tij në lojën “Ndaje ose haje”. 
Aktorit të humorit iu kërkua të zgjidhte vetëm një emër mes dy dashurive të tij të mëdha: nëse do të ishte në një rast rreziku, kë do të shpëtonte Ijen apo Xhensilën? 
Përgjigja e tij, ishte Xhensila, por për këtë e tha në një mënyrë shumë të bukur, aq sa jemi të sigurt që Ijes së tij, nuk do t’i mbetet aspak qejfi.“Ija do më thoshte: shpëto Xhensilën. Unë normalisht do të bëja ça të më thoshte Ija…Ija do të kuptojë, do shpëtoja Xhensilën”, tha Besi.
Sigal