Renato Jaho: Vlorës i kam dhënë zërin tim, ajo më ka dhënë prushin e jetës

5832
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur vlonjat Renato Jaho: Suksesi i një këngëtari është përgjegjësi më e madhe

Një këngëtar i ri,  por me shumë të ardhme. Klipi i tij i fundit i ka kaluar parashikimet. S’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi klipi i parë “Kafe Pa Sheqer”, solli tek ai një famë të një pune disavjeçare. Është i thjeshtë, i dashur dhe korrekt. Asnjëherë se bëjnë euforik sukseset, përkundrazi e vendosin para përgjegjësive të reja.

Dhe ja ku shfaqeni sërish me këngën tuaj më të re me titull “Kaçurrele”! A mund të më tregoni se kush është ideatori i tekstit të kësaj kënge?

Kjo është një ide e imja në bashkëpunim me Enis Çilin.

Ku është realizuar klipi i kësaj kënge?

Klipi i kësaj kënge është realizuar në Tiranë.

 Teksti i këngës nga kush është realizuar? Dhe a ka ndonjë motiv që i kushtohet dikujt?

Teksti i këngës është realizuar nga z.Nexhip Sera, i cili është një nga miqtë e mi më të ngushtë

 Sa kohë keni që merreni me realizimin e klipit?

Kam rreth tre muaj që i kam kushtuar kohë. Por që ka qenë një punë aq sa e lodhshme aq edhe e bukur. Këtu gjej rastin të përshëndes gjithë ata të cilët më kanë mbështetur në realizimin e këngës dhe klipit.

 A mendoni se do te ketë sukses më të madh se kënga juaj e parë që ju bëri të famshëm “Kafe Pa Sheqer”?

Unë i besoj publikut anë e mbanë mbasi pa ‘të çdo këngëtar do të ishte i humbur.

 Në një moshë kaq të re vetëm 22 vjeç dhe sukseset tuaja janë të njëpasnjëshme, kujt ja dedikoni këtë sukses? Dhe kush ju jep mbështetje?

Sukseset e mia, sigurisht që, kanë mbështetje  dhe një nga këto është familja ime, e cila më ka qëndruar pranë kurdoherë dhe ka qenë një shtysë kryesore.

 Suksesi i moshës tuaj kaq të re ju ka joshur apo thjesht ju ka vënë para përgjegjësive?

 S’mund ta mohoj se sukseset e këngëve më kanë pëlqyer, por këto suksese më kanë vënë më shumë para përgjegjësive për të shpërblyer publikun e mrekullueshëm

 Cila është kënga juaj e preferuar nga këngët tuaja?

 Nuk mund të veçoj asnjërën, sepse të gjitha kanë një rëndësi për mua.

  Atëherë Renato duke ju uruar shumë suksese në këngët dhe klipet tuaja të radhës, cili është mesazhi juaj për mbarë publikun?

Vazhdoni të më mbështesni! Unë do jem përkrah jush me zërin tim.

Anila Ahmataj