Universiteti Medhetar i Shqipërisë i akordoi dje titullin “Honors Causa”, Prof.Dr. Ivo Josipoviç, Presidentit të Kroacisë (2010-2015), një personaliteti shumë dimensional me kontribute të mëdha në politikë, jurisprudencë, muzikë.
Themeluesi i Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, njëkohësisht edhe rekomandues i titullit vlerësoi figurën e ish presidentit të Kroacisë. “Ivo Josipoviç është shembulli më i mirë i intelektualit, artistit dhe njeriut politik të angazhuar. Një intelektual, i cili nuk e konsideron veten si të shkëputur nga komuniteti, por pjesë integrale e tij. Një artist, i cili nuk i shikon të tjerët nga maja në të cilën gjendet, por i ndihmon ata të ngjiten vetë me mundin e tyre drejt majave. Një politikan, i cili mision të jetës së tij ka shërbimin ndaj njerëzve të thjeshtë duke qëndruar besnik ndaj parimeve të tij”, u shpreh Angjeli. Ai shtoi se z. Ivo Josipoviç ka qenë gjithmonë një figurë politike e moderuar në një ambient politik gati gati toksik si ky i rajonit tonë ku toleranca, repsektimi i mendimit ndryshe, mos stereotipizimi negativ i “TJETRIT” jo gjithmonë konsiderohen rezultative.” E megjithatë Ivo, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, i ka qëndruar besnik këtyre vlerave duke demonstruar se në politikë mund të jesh i suksesshëm edhe duke zgjedhur rrugën më të vështirë. Atë të ndershmërisë, të integritetit dhe të modestisë”, tha Angjeli.
“Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, njëkohësisht edhe rekomandues i titullit vlerësoi figurën e ish presidentit të Kroacisë: “Ivo Josipovićc është shembulli më i mirë i intelektualit, artistit dhe njeriut politik të angazhuar”
Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë dy ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Z.Alfred Moisiu e Z.Bujar Nishani, Presdidenti Aktual i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, ish Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi si dhe Politikanë të njohur: Mimi Kodheli e Damian Gjiknuri dhe ambasadorë.
Presidenti i Republikës të Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se ishte kënaqësi pjesëmarrja në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, për një personalitet të shquar të një vendi mik, intelektualit të angazhuar, juristit, muzikologut dhe profesorit të nderuar, Presidentit të Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç.
“Integrimi i shpejtë i Kroacisë në Bashkimin Europian dhe kontributi i veçantë në këtë proces i Josipoviç, shembull i rëndësishëm, që duhet ndjekur për afrimin e Shqipërisë me familjen europiane”, përfundoi Presidenti.
Ceremoninë e hapi Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici, i cili theksoi se në kohën kur ishte në krye të shtetit, Presidenti kroat, ka insistuar vazhdimisht për temën e pajtimit dhe bashkëpunimit në vendet e Ballkanit perëndimor. Vlerësime për kontributin në politikë, por edhe në art e mësimdhënie ish presidenti i Kroacisë, mori edhe nga Prof. Dr, Vasil Tole, Anëtar i Akademisë së Shkencave. Ivo Josipoviç u diplomua në Universitetin e Zagrebit për Shkenca Juridike dhe kreu studime në Max-Planck Institute në Freiburg dhe Hamburg, Institutin e Shkencave të Kriminologjisë në Graz, në Yale University etj. Ai vazhdon të kontribuojë në Universitetin e Zagrebit, si Profesor i Procedurës Penale dhe i së Drejtës Penale Ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike, e cila vazhdon akoma, ka botuar një sërë librash dhe artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit të tij. Ka lektoruar në shumë Universitete prestigjoze si Universiteti i Grazit dhe Universiteti i Vjenës në Austri, Yale University në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Romës në Itali, Universiteti i Beogradit në Serbi, London School of Economics në Mbretërinë e Bashkuar.