Historia 82-vjeçare e notit shqiptar

2914
Sigal

“Gjimnastike e mushkërive” ka nxjerrë shumë e emra të mëdhenj dhe “Mjeshtër të Merituar të Sportit”

Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht, në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur, në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Një kampionat i zhvilluar brenda një dite dhe në vetëm katër gara, por vetëm në një stil: ai i lirë, i fituar nga Sportklub Teuta, që i fitoi edhe gjashtë kampionatet pasardhëse: 1931-1938 (nuk u zhvillua në 1935). Kampionët e parë: Taq Dafa i Teutës fiton në 100 metra stil i lirë; Nikollaq Jukano (Teuta) në 200 metra stil i lirë; në 400 metra stil i lirë fitoi Todi Dhami i Dragoit të Pogradecit, ndërsa në 1000 metra është Spiro Goga i Teutës. Klubet pjesëmarrëse: Sportklub Teuta, Sportklub Tirana, Sportklub Vlora, “Bashkimi Sportiv Shkodran”, Dragoi Pogradec. Ndër notarët e parë të viteve 1931-1938 janë edhe Marjan Skanjeti, Tom Gjiri, Lin Shestani, Jusuf Vrioni, Hysen Minarrolli, Nikolla Jokano, Osman Rexha, Hamdi Muja, Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi, Hamdi Nurja, Ndoc Cuku, Rexhep Berdica, Vlash Marku, Ndoc Filipi, Vogël Nika, etj. Pas çlirimit të vendit noti do vazhdonte të ishte një nga sportet e elitës. Kontributin të madh e të paçmuar ka dhënë Rexhep Rama, si një prej iniciatorëve të shtrirjes e rritjes së notit shqiptar por dhe këmbëngulja e trajnerëve te asaj kohe Koço Afezolli, Petrit Caslli, Thoma Papa, Kristaq Bekerdhelli, Shuaip Memeti, Enver Muriqi, etj. Në klubin Vllaznia me sportistë kampionë dhe rekordmenë. Sportistë të tillë në vite mund të përmenden Tef, Mark, Zef dhe Rrok Shestani, Selami e Zeqir Ibrahimi, Enver Muriqi, Azem Plisi, Nazmi Cirilami, Fatmir Halili, Smajl Mehja, Ethem Avdia, Ilir Ymeri, Sadi Anadolli, Halim Zaganjori, Tonin Radovani, Kol Shiroka, Moisi Shestanin, Besnik Kronin, Emin Lishit, Hysen Haxhisë , Pandi Ruvines, Niko Pemes, Fatmir Zykës, Pavllo Kisit, Rrok Shestanit, Idriz Muços, Kastriot Karamuço, Selami Ibrahimi, Et’hem Avdia, Niko Korani, Shyqyri Gjepali, Ilia Konomi, Minella Konstandini, Ilirian Kreshpës , Jani Hondro “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, Dhori Doga, Shkëlqim Canaj, Foto Nikolla, Bashkim Aliraj, Skardilajd Shyti “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, Fatmir Zyka, Tomor Bani, Idriz Muço, etj. Për femra spikasin: Kudrete Kozmajt, Anjeza Shestani, Esma Vorfës, Flutura Shkenza, Anila Egerçi, Mimoza Aliaj, Sabahet e Kudret Meshku, R. Voci, Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj. Në sportin e notit kanë dominuar Durrësi, Vlora e Saranda, por bukuri garave u kanë dhënë edhe Partizani, Tirana, Dinamo, Shkodra, Pogradeci, Lushnja, Studenti e Lezha. Vitet 80-të ishin një shpërthim i cilësisë së notit shqiptar, ai grup notarësh që përmbysi në mënyre spektakolare tabelën e rekordeve për meshkuj dhe femra do ti kish zili çdo ekip europian. Në këto vite u shfaqën talente në notin shqiptare si Skardilajd Shyti, Shpëtim Kote, Neli Aloci, Natasha Sami, Tomor Dano, S.Mema, Shpëtim Bejko, H.Bregu, J.Murati, P. Guma, Ll. Mece, F.Murati, E.Xhindi, E.Mema, A. Mustafaraj, A.Levani, V.Beja, G.Bleta, F.Shehu etj që do të ishin në majën e cilësisë sportive në çfarë do vendi te ndodheshin. Në vitet e demokracisë, me krijimin edhe të shoqatave dhe klubeve private të notit, disa nga emrat më të njohur të sportit të notit janë Luan Rexha, Emin Lishi, Emin Vaso, Myrteza Didati, Frank Leskaj, David Alliu, Malbor Oshafi, Klajd Vrahoriti, Sidni Hoxha, Jon Pepaj, Mario Sulkja, Edvin Angjeli, Franc Aleksi, Endri Babi, Igert Masha, Jurgen Fici, Egzon Braho, Donaldo Dervishi, Klavio Meçaj, Ervin Zekthi, Eduard Cane, Endi Këlliçi, etj., dhe për femra Tiziana Jakova, Rovena Marku, Noel Borshi, Anxhela Kashari, Patricia Çani, Sara Abdullahu, Rashel Demko, Suila Kosova, etj.. Shqipëria është përfaqësuar në Lojërat Olimpike me disa notarë, pavarësisht se ata kanë shkuar atje me ftesa: në “Barcelona 1992” mori pjesë Frank Leskaj, në “Athinë 2004” morën pjesë Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku, në “Pekin 2008” morën pjesë Sidni Hoxha dhe Rovena Marku, ndërsa në “Londër 2008”, Sidni Hoxha dhe Noel Borshi. Pjesëmarrja e fundit ndërkombëtare është ajo e Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013”, ku Shqipëria u përfaqësua Noel Borshin dhe Anxhela Kasharin.

Noti, sporti më i vjetër

 Sporti i notit daton rreth 7000 vjet më parë, më dëshmitë që vijnë nga pikturat e “Epokës së Gurit’, por referencat e para të shkruara datojnë rreth 2000 vjet para Krishtit. Gjithsesi, në kuptimin e mirëfilltë sportiv ai lindi në vitin 1873, kur Xhon Artur Trudgen e përshiu atë në kompeticionet sportive. Noti u bë pjesë e Lojërave të para Moderne “Athinë 1896”, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Notit u themelua në vitin 1908, pra 105 vjet më parë