Shteti duhet të mbrojë femrat që ngacmohen nga …policët e shtetit

521
Sigal

Që policia e shtetit është e shthurur, e inkriminuar me botën e krimit, këtë gjë vetëm ministri Noka dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë  së Shtetit, Burgaj nuk duan ta shikojnë, duke u bërë bashkëpërgjegjës. Ditë më parë nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të kryeministrit të ri, të zgjedhur me votën e popullit, ndërsa  ministri i policisë, Noka hesht dhe Burgaj e përkëdhel, duke i …akredituar  …1 muaj pushim, për përkushtimin që dëftoi Breçani në ndihmë të fushatës zgjedhore. Ndërsa mbrëmë, 2 “ trima” të policisë së shtetit, ngacmonin 2 femra, 2 qytetare, duke u sjellë si kriminelë të rrugës.   “Alo alo, policia…kolegët tuaj na ngacmojnë”. Një telefonatë e tillë duket se ka bërë të mundur ndalimin e dy efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët shqetësonin femrat në kryeqytet. Këta policë janë P.K dhe J.M  dhe organet kompetente të policisë së shtetit, ende nuk publikojnë emrat e 2 policëve kriminelë, por edhe pse këta policë sillen si kriminelë seksualë me qytetaret, shefat e tyre përpiqen që ende t’i mbrojnë, duke justifikuar sjelljen e tyre kriminale ndaj 2 qytetareve, se policët ishin në gjendje të dehur, në momentin e ndalimit në qendër të Tiranës.