Këngëtari Chris Martin, i dedikon këngë aktores Jennifer Lawrence

520
Kënga më e re e Coldplay, “Adventure of a Lifetime”, e cila i paraprin albumit të ri, është frymëzuar nga një prej aktoreve më të mira të momentit Jennifer Lawrence. Kështu shkruan një prej gazetave më të mëdha Britanike “The Sun”. Pas divorcit nga Gwyneth Paltrow, Chris Martin është frekuentuar për një periudhë relativisht të shkurtër me aktoren, e me sa duket kjo ka bërë që gazetarët të shkruajnë se albumi më i ri nga Coldplay dhe materialet muzikore në të, janë të frymëzuar nga marrëdhënia e liderit të grupit Chris Martin me Jennifer Lawrence.

Megjithatë ka disa muaj që dyshja më nuk janë së bashku dhe Martin tashmë ka filluar një lidhje me aktoren britanike, Annabelle Wallis. Vokalisti i Coldplay disa mua më parë I dha fund martesës me aktorën 41-vjecare Gwyneth Paltrow, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Ndërsa ylli i “The Hunger Games” besohet se është “rilidhur” me ish të dashurin, Nicholas Hoult. Megjitatë në premirën e pjesës së dytë të filmit, “Lojërat e urisë”, Jennifer është shfaqur vetëm, keshtu që thashethemet për rilidhje të çiftit nuk janë konfrimuar. Për momentin, 25-vjeçarja po shijon suksesin, ndërsa sipas revistës Forbes, ajo është aktorja më të paguar në Hollywood për këtë vit. Ajo ka fituar 52 milionë dollarë gjatë vitit 2015, duke i prirë aktores Scarlet Johansson, e cila fitoi 35.5 milionë dollarë.
Sigal