Përparim HALILI
“Veting”-u duhet të hapë letrat penale e arsimore të drejtuesve të AKU-së, për të zbardhur veprimtarinë e tyre në çdo pozicion drejtues
Nëse drejtuesit e AKU-Tiranë dhe inspektorët-sekserët e tij besuar e jashtë profesionit të vendeve të punës që kanë uzurpuar, do të lejohen ta vazhdojnë këtë “biznes-krim”, atëherë ata quhen “vrasës me pagesë”, që financohen me ryshfete prej importuesve, prodhuesve e tregtarëve me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore vrasëse, për të fshehur krimin ushqimor që në Tiranë po shkatërron gradualisht shëndetin e konsumatorëve
Drejtori i Përgjithshëm i AKU të Shqipërisë, Dritan Sejko, ka zhvilluar dje, një takim me drejtorët rajonalë dhe me “ushtarët” e tij në kupolën e administratës qendrore! U ka folur për rëndësinë e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, por pa përmendur fakte, madje u ka lënë edhe porosi të mos bien “viktimë” e mediave. Atë që e fshehu drejtori Sejko po e publikojmë ne, duke e nisur me Drejtorinë e AKU të Tiranës, e cila komandohet nga një i besuar i tij, i bërë i tillë pas “mirëkuptimit” mes tyre, me ndërmjetësinë e shefit të burimeve njerëzore në AKU! Duke nisur nga sot, do të publikojmë fakte rrethe veprimtarisë së çdo AKU-je të qarqeve. Po e nisim me degën e AKU të Tiranës.
Konstatim
Tregu ushqimor në Tiranë është tejmbushur me ushqime skarco dhe të rrezikshme për jetën. Drejtori i AKU të Tiranës, në një ballafaqim mediatik me kreun e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit të Bashkinë së Tiranës, la të kuptohej qartazi e plotësisht, se nuk kanë asnjë vullnet dhe përgjegjshmëri për të kryer detyrën që i kanë dhuruar deri edhe për shërbime si kamerier e banakier ushqimesh nëpër kongrese! Mjafton të pyesësh bizneset ushqimore dhe të thonë, se kupola e AKU së Tiranës “di të bëjë pazare” për cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore që prodhohen në vend e që importohen, sidomos pulat, mishi kancergjen brazilian me moshë frigoriferike 30-vjeçare, trangujt që futen 1 centimetër nga jashtë dhe bënë 50 centimetër në solucione nëpër bodrumet e lejuar prej kupolës së AKU Tiranë e po kështu të brendshmet e shpendëve dhe bagëtive që importohen nga Serbia, Maqedoni, Ukraina, Bullgaria, Rusia e Rumania me letra dhe etiketa false, sikur janë prodhim shqiptar “bio” i sigurt!
Kujtesë kreut të AKU Tiranë inspektorëve të tij, që shërbejnë si sekserë
Të bësh lojëra falsiteti e pazare përfitimesh me cilësinë dhe sigurinë e mobilieve, televizorëve, celularëve, kasetofonëve të makinave, kasetave të këngëtarëve “tallava” dhe video-kukullave të fëmijëve, kjo mund të tolerohet. Të zhvatësh çdo muaj nga një “dorë lekë” nga prodhuesit e produkteve të qumështit me emra lumenjsh, kjo është mbushje xhepash prej shefave të AKU të Tiranës e të Shqipërisë, të cilët janë jo vetëm drejtorë me diploma false dhe subjekt “Vetingu”, por edhe “shokë gjobash” që u vendosin bizneseve! Por, që të bësh pazare me fshehje të pasigurisë së produkteve ushqimore në treg, të cilat i konsumon popullata përditë e sidomos, me qumështin dhe ushqimet e fëmijëve, ky quhet krim njerëzor i paramenduar, që ka si pasojë shkatërrimin e shëndetit dhe humbjen e jetës së konsumatorit. Nëse drejtori i AKU së Tiranës dhe inspektorët-sekserët e tij besuar e jashtë profesionit në vendet e punës që kanë uzurpuar, do të lejohen ta vazhdojnë këtë “biznes-krim”, atëherë ata quhen “vrasës me pagesë”, që financohen me ryshfete prej importuesve, prodhuesve e tregtarëve me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore vrasëse, për të fshehur krimin ushqimor që po në Tiranë po shkatërron gradualisht shëndetin e konsumatorëve. Ka prova të shumta, që këtë masakër me ushqimet e skaduara dhe kancerogjene që futen në treg me etiketa e letra false prej horrave të AKU, po e lejon banda që drejton AKU-në e Tiranës, së pari duke certifikuar qumështin e një firme me emër lumi të qelbur, ku në shkëmbim të letrave të “rregullta”, prodhuesi u jep “honorare” mujore. Këto përfundojnë në xhepat e shefave të AKU të Tiranës, por që deklarohet sikur “kërkohen dhe shkojnë në llogari të partisë” që përfaqëson drejtori dhe shefat e kontrollit të AKU, kur kjo është vërtetuar se është një mashtrim! Këtë maskarallëk, jemi gati ta provojmë me regjistrime konfidenciale, të deklaruara prej tyre, si prej atyre që i japin milionat edhe prej atyre që i marrin. Ky është falsitet i plotë, që fsheh krimin ushqimor me letra false. Pranohet konfidencialisht edhe nga kupola e AKU së Tiranës, se ushqimet të cilat futen nga importi në tregun e Tiranës, në 90% të tyre janë me etiketa false dhe skarco. Por, lejohen të shiten si “të rregullta”! Përse?! Ka shumë fakte, që provojnë se drejtuesit po e përdorin privatisht e barbarisht AKU e Tiranës, këtë institucion me mision shërbimi jetik për popullatën.
Letrat false, të kontrolleve false të ushqimeve skarco dhe pa origjinë
Letrat që lëshojnë horrat e AKU të Tiranës,, janë “livando” për të parfumosur “letrat” e ushqimeve skarco e vrasëse, artificiale e deri tagji kafshësh kancerogjene, që na shesin si “produkte cilësorë e të sigurta”. Me letra false, futen e shiten në tregun e Tiranës, produkte si bukë “simite”, ëmbëlsira, ushqime mëngjesi fëmijësh, llokume për dasma, akullore, pica, torta, biskota, mish, sallameri, pula, të brendshme bagëtish etj. Këtë nuk e thotë “Telegraf”, por e thonë me shqetësim e alarm qytetarët që takojmë në tregje. E thonë specialistët e ushqimit e të sigurisë ushqimore. E faktojnë spitalet që përditë mbushen me qytetarë të helmuar deri kolektivisht në restorante e dasma, në konvikte, në familje e piknikë! Tregjet e Tiranës, janë të mbushur me produkte ushqimore skarco, me ambalazhe e etiketa false, me produkte importi që në shtetet dhe vendet nga vijnë nuk pranojnë as t’i groposin në zonat e tyre, sepse quhen mbetje kancergjene me rrezatim, por që në Shqipëri futen e certifikohen si të sigurta dhe me vlera ushqimore, si produkte gjoja me standarde e produkteve që prodhohen e tregtohen në vendet e BE dhe gjithë ky falsitet e krim ushqimor bëhet e lejohet, firmoset e vuloset me urdhër nga kupola e AKU… Në numrat në vijim, gazeta “Telegraf”, do të publikoj fakte konkrete nga pazaret që kanë bërë drejtuesit e AKU të Tiranës, për të fshehur krimin ushqimor në shkëmbim të ryshfeteve si dhe një raport të plotë auditimi me Nr. 19, datë 21.03.2014, që ka lidhje me abuzimet e bëra në Aeroportin e Rinasit…
Pas denoncimeve në “Telegraf” për falsitet, kontrolleve ushqimore dhe dosjeve të punësuarve me diploma false e rekorde kriminale
Zyra Anti-Korrupsion e Qeverisë, nis zbardhjen e dosjes së emërimeve në AKU
Pas denoncimeve të shumta të bëra publikisht dhe me fakte prej Gazetës “Telegraf”, Zyra Anti-Korrupsion e Kryeministrisë, “zbarkoi” në zyrat qendrore të AKU, institucion i cili prej 9 muajsh, po drejtohet nga Dritan Sejko, përfaqësues i partisë çame (PDIU) si shpërblim për votat e koalicionit të vëna në shërbim të “Rilindjes”. Ekipi Antik-Korrupsion i kryeministrisë, ka përfunduara kontrollin dhe do ta publikojë, paçka se një “sillo” i drejtorit të AKU është atashuar brenda zyrës së komunikimit në kryeministri dhe po përpiqet të bllokojë veprimtarinë e zyrës anti-korrupsion.
1. Dosja e arsimimit të drejtorit, të shefave të sektorëve dhe nëpunësve të administratës, verifikimi i diplomave që në nivelin shkollor 8-vjeçar.
2. Dosja e praktikës së emërimeve në AKU dhe në postet drejtuese.
1. Publikimi i dosjeve të shkollimit të shefave të AKU dhe “CV” me të cilat ata janë emëruar e punësuar në këtë institucion e shërbim!
2. Publikimi i lidhjeve nepotike e familjare bashkëshortë, vëllezër, motra, nipër, mbesa, krushq e ortakë biznesesh ushqimore, restorantesh, pesticidesh, baze ushqimore bagëtish, fermash, serash e deri biznese sifonesh e çimentosh mes drejtuesve, vartësve, shefave, kontrollorëve, laborantëve e deri të punonjësve të AKU në qendër dhe në qarqe!
3. Publikimi i bizneseve ushqimore të shefave dhe punonjësve të AKU.
4. Publikimi i dosjes së gjobave të vendosura ndaj subjekteve1
5. Dosjen e kontrollove të bëra në bizneset ushqimore të shefave të AKU, plotësohen akt-kontrolle fiktive nga vartësit dhe shefat e tyre!
6. Publikimi i fakteve, nëse është gjobitur apo jo ndonjë biznes i shefave dhe punonjësve të AKU.
7. Dosjen e akt-kontrolleve të produkteve ushqimore që futen në PIK (kufi).
8. Dosjen e procesverbaleve të zhdukur të akt-kontrolleve nëpër subjekte ushqimore “VIP”.