Artan Xh. Duka: Hatri para hakut!

54
Sigal

Dorovitjet nga qeveritё Be -Rama tё tranzicionit janё tashmё rutinё.Tё gjitha kёto nё kurriz tё taksapaguesit duke dёshmuar se politika e qeverisja jo vetёm kanё marrё kot e nёpёrkёmbin haptazi e pa gajle me ligj barazinё mes shtetasve, zbrazin xhepat e tyre etj, por edhe i shesin ato si arritje e arsye pёr t’u votuar kёtё pragzgjedhor! Berisha-Rama lejuan dhe legalizuan nёpёrkёmbjen e pronёs historike nё kurriz tё pronarit e shoqёrisё me pasoja financiare, kohezionit social, mosbesimin qytetar tek e drejta e qasja me dy kute etj. Preҫedenti i nёpёrkёmbjes me ligj i tё drejtёs qytetare nuk kursen kёnd dhe kujtdo mund t’i vijё rradha njё ditё ndaj ёshtё jetike qё siguria qytetare tё mos ketё garant voluntarizmin politik, por sistemin qё i sheh tё gjithё njёlloj. 

Falje apo lehtёsira pёr gjoba e borxhe nga e shkuara, paketa malesh e “strategjikёsh” me lehtёsime taksash e favore pёr vite me rradhё, sajesa si “500 tё parёt” ia hedhin paq, 1 euro tokё “strategjikёve”, tapi pёr pronat e zёna, ҫelsa shtёpie nё dorё pas tёrmetit, kredi bankare favorizuese kategorive tё veҫanta, dallime mes pensionistёve nё pagesa, statuse special, bonuse elektriku, privilegje financiare vetes me ligj, zhbёrje e habitatit urban aqsa edhe autoktoni “humbet” nё qytetin e tij, ndukja e bregdetit e maleve, tunel-mania qё po e bёn pejsazhin “kaҫkavall” etj, dorovitje nga qeveritё Be -Rama tё tranzicionit janё tashmё rutinё.

Tё gjitha kёto nё kurriz tё taksapaguesit duke dёshmuar se politika e qeverisja jo vetёm kanё marrё kot e nёpёrkёmbin haptazi e pa gajle me ligj barazinё mes shtetasve, zbrazin xhepat e tyre etj, por edhe i shesin ato si arritje e arsye pёr t’u votuar kёtё pragzgjedhor!

Drama e tranzicionit mbetet fakti se me ligj hatёri i doli pёrpara hakut! Bota nuk ёshtё e pёrsosur dhe dallime, diskriminime, favorizime etj ndodhin, por ajo qё ka rёndёsi ёshtё qё sistemi e ligji tё rregullojnё, parandalojnё e ndёshkojnё sa herё hasen praktika qё cёnojnё barazinё mes shtetasve. Sistemi duhet tё garantojё se haku duhet dhёnё para hatёrit, se favoret me ligj nuk duhet tё jetёsohen para dhёnies tё sё drejtёs sё mohuar. Ligji i pari duhet tё jetё “roja” e barazisё mes shtetasve dhe jo fryma e dora qё nxit pabarazi si deri mё sot.

Haku i mohuar i pronёs:

Berisha-Rama, njёri e nisi e tjetri e bitisi, lejuan dhe legalizuan nёpёrkёmbjen e pronёs historike nё kurriz tё pronarit e shoqёrisё me pasoja financiare, kohezionit social (ca tё “shkathёt” e ca “budallenj”), mosbesimin qytetar tek e drejta e qasja me dy kute (pronarёt e banesave i morёn ato) etj. Politika jep falas tapi pёr tё ardhurit ndёrkohё qё pronarёt historikё shpёrfillen, buxheti financon infrastruktura e shёrbime nё zonat informale ndёrkohё qё pronarёt nuk shohin njё kacidhe, nuk u njihet kompensimi nё vlerё tregu, pale dёmshpёrblimi financiar pёr vonesat etj.

Sot PD e PS po e po, por edhe partitё e reja nuk shohim tё premtojnё e detajojnё sesi do tё shkojё haku tek pronari historik e sa kohё prona nёpёrkёmbet, nёpёrkёmbet edhe demokracia. Nё lojё nuk ёshtё vetёm interesi i pronёs, por dhe besimi qytetar tek politika e ligji, sepse “loja” me pronёn cёnon parimin e sigurisё juridike duke qenё njё preҫedent alarmues pёr tё ardhmen pёr kёdo qё pandeh se ka mbledhur mёndjen me tapinё qё ka nё xhep.

E drejta e do qё pronari historik tё kompensohet financiarisht me vlerё tregu, apo pronё gjetiu. Qeveria qё jep toka e troje pёr investitorёt strategjikё, paketat e maleve etj, nuk duhet t’i bёjё kёto hatёre, por edhe nёse i bёn, t’i bёjё pasi t’i japё hakun sё pari pronarit historik. Qeveria qё jep kredi tё buta andej kёndej, tё japё tё tilla edhe pёr pronarёt e rinj, tё cilёt mund tё blejnё me vlerё tregu tokёn qё kanё zёnё duke kompensuar pronarin historik.

Sot mungon vullneti politik pёr tё kompensuar pronarin historik. Politika pandeh se fiton vota mё shumё duke mbёshtetur shumicёn e shpёrfillur pakicёn pavarёsisht se e drejta ёshtё me ta ndёrkohё qё nё terma afatgjatё, respekti ndaj pronёs historike bёn pёr vete jo vetёm pronarin historic, por edhe pronarёt pa dallim, sepse njё politikё e tillё ngjall besim tek sistemi e tapia qё ke nё dorё.

Ҫati mbi kokё

Nё 90 me qindra mijra familje morёn tapi pёr hyrjet ku jetonin pasi paguan qera njё jetё ndёrkohё qё mijra familje nё ish-prona private u privuan padrejtёsisht. Sёrisht Be-Rama dёshmoi dy kute ndaj sё drejtёs. Ndryshe nga qindra mijra familje qё morёn njё banesë thuajse falas, me mijra u braktisёn nё vorbullёn e sherreve me pronarin, gjyqeve pafund etj dhe nё rastin mё tё mirё iu ofrua, pas njё kalvari letrash, kredi e butё e pamjaftueshme, qё sot i ofrohet njё ҫifti tё ri, burokrati, deputeti, polici etj pa kontribut nё monizёm.

E gjitha nёn justifikimin e fondeve ndёrkohё, qё fondet e siguruara nga privatizimi nё 90 u tjetёrsuan, ofrohen kredi tё buta majtas e djathtas, jepen apartamente me ҫelsa nё dorё tё prekurve nga tёrmeti, harxhohet pёr fasada qytetase, tunele e rrugё, merren hyrje nga privati sa herё bёn pallat etj.

Strehimi, sikurse edhe prona, cёnoi barazinё e shtetasve para ligjit e privoi breza nga kёto tё drejta hyjnore duke zhgёnjyer ata qё u plakёn e ikёn nga kjo jetё me brengёn se nuk lanё gjё pas pёr fёmijёt si tё tjerёt. E sa kohё “ora” e kёtij brezi tё privuar nga e drejta mbetet nё vёnd pёr shkak tё Be-Ramёs, sa kohё nёpёrkёmbet e drejta pёr pronёn historike e strehё sipёr kokёs, nёpёrkёmbet besimi tek sistemi e demokracia.

E reja qё bie nё sy

Lumi i padrejtёsive ligjore e voluntarizmi politik pёr interesa zgjedhore nga Be-Rama nuk ёshtё ogur i mirё pёr qytetarin, qoftё kaluar apo jo sot. Preҫedenti i nёpёrkёmbjes me ligj i tё drejtёs qytetare nuk kursen kёnd dhe kujtdo mund t’i vijё rradha njё ditё ndaj ёshtё jetike qё siguria qytetare tё mos ketё garant voluntarizmin politik, por sistemin qё i sheh tё gjithё njёlloj.

Autokratizmi nё qeveri nuk ka brirё dhe nuk ёshtё vetёm prona e shtёpia me tё cilёn Be-Rama mban frymёn pezull tё qytetarit prej viteve 90. Buxheti i shtetit trajtohet sikur t’ua kishte lёnё plaku teksa paraja hidhet pёr gjithshka pёrveҫse halleve tё ditёs tё qytetarit, flitet pёr arritje “mesatare” ndёrkohё qё polarizimi klasor ёshtё nё skaj, hapen e shtrohen udhё nё emёr tё turizmit ndёrkohё qё ai po shndёrrohet nё mollё tё ndaluar pёr qytetarin e po e lё shtёpinë, shpohen tunele, shkulet natyra, “mbillen” kulla e shtohen qytetet e “gurtё”, harxhohen para pёr parti e fushata zgjedhore ku vetёm zgjedhje nuk ka, sepse 2008 e asfiksoi atё dhe nё Kuvёnd hyn me hatёr tё kryetarit e jo hak tё votuesit, bёhen dallime mes pensionistёve etj., paradokse e skandale qё nuk janё arsye pёr tё votuar Be-Ramёn, por për ta refuzuar atё.

Nёse duhet tё ketё njё zgjedhje kёtё maj duhet tё jetё ajo mes partive tё reja dhe PS, sepse PD, sa kohё non-grata nё krye dhe tufa qё bёn fresk atij, nuk e meriton tё jetё zё i parё nё opozitё. Partitё e reja kanё pёrgjegjёsi historike, nё mos pёr qeverisje, pёr opozitё ndryshe dhe qё vota tё shkojё pёr to, ato duhet tё flasin e zotohen pёr gjёra qё ia vlen tё votosh.

Basha nuk duhet lёnё i vetёm nё sfidёn pёr veting politik dhe tё gjitha partitё e reja sё bashku duhet tё zotohen pёr tё drejtёn e pronёs historike, strehimit pёr ata qё iu mohua mundi i jetёs, kthimin e mazhoritarit, kufizimin e mandateve e referendumin si rutinё qё rikthejnё dinjitetin e votuesit, barazinё pa “yҫkla” ligjore tё shtetasve para ligjit etj pritshmёri, qё nxisin besim tek politika e fryme pёr ndryshim.

Rritja e pensioneve, rrogave, listat e hapura etj premtime qё dёgjojmё nuk janё thelbi, por rrjedhoja tё politikёs qё respekton disa parime themelore nё demokraci, qё i japin hakun kujtdo pa dallim. Sa kohё ende ato nuk i zё kush me gojё tek partitё e reja, qytetari nuk ka gjё nё vijё e Be-Rama e ka nё terezi!