Sot hapet Panairi i Librit “Tirana 2013”

526
Sigal

 Shtëpia Botuese Toena, Dita 2000 dhe Morava, konkurentët kryesorë

Sot hapet në Pallatin e Kongreseve Panairi i Librit “Tirana 2013” . Ky Panair pritet me shumë kërshëri nga dashamirësit e librit. Komentet për këtë Panair të dijes kanë qenë nga më të ndryshmet, nga më befasueset. Por ajo që tashmë dihet është se ai do të jetë i hapur për të gjithë dashamirësit e librit nga data 13-17 nëntor 2013. Sipas vëzhgimeve që ka bërë “Telegraf” muajt e fundit, tre do të jenë Shtëpitë Botuese që do të konkurojnë denjësisht, Shtëpia Botuese Toena, Dita 2000 dhe Morava. Ajo që e veccon Toenën në këtë Panair do të jenë librat e shumdiskutuar të ish Presdientit Moisiu, deputetit Anastas Angjeli, romani i fundit i Bashkim Hoxhës, “Fjalori rimor i Dritëro Agollit” etj… Ky Panair është i 16 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Ky Panair e ka qysh prej vitit 1998 dhe ka treguar tashmë se është një organizatore efikase e aktivitetit më të madh vjetor për librin. Sipas shumë specialistëve për çdo vit rezultatet e tij kanë shënuar rezultate në rritje duke siguruar kështu vijimësinë dhe përkrahjen e gjerë. Duhet theksuar se, organizimi i tij është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Panairi i Librit shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2012-nëntor 2013. Ajo që i jep theks këtij panairi është se ai bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë. Motoja e këtij Panairi Libri është: “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin”. Në këtë kuadër gjatë pesë ditëve të Panairit do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh, ndër të cilat edhe një Konferencë për Piraterinë dhe Informalitetin, e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me pjesëmarrjen e specialistëve të fushës dhe personaliteteve të ndryshme kulturore nga Shqipëria, Kosova e më gjerë.

 Aqif Tafa prezantohet publikisht me librin e tij të parë “Dritësimi i historisë”

 Në librin tuaj: “Dritësimi i Historisë” Aqif tafa përcjell dëshmi, prova, fakte e argumente që provojnë qartë dhe mjaftueshëm se shqiptarët (pellazgët) kanë qenë banorët e parë autoktonë të Ballkanit, Evropës Juglindore deri në Azinë e Vogël dhe përtej Adriatikut, në jugun e Italisë, në brigjet e detit deri në Torino. Po ashtu në libër provohet me dëshmi kohore historike arkeologjike dhe gjuhësore..se fiset greke kanë ardhur në Pellazgji (që më vonë do quhesh Greqi), vetëm pas shekullit të dhjetë p.k.. Mes të tjerash, kjo do të thotë se ato qytetërimet e ndodhura në vitet 2400- 1250 p.k nuk mund të vlerësohen si qytetërime greke, por pellazge sepse do të  ishte qesharake po të pranonim se vjen gjuha e qytetërimet para se të vijë populli që i dedikohen ato…Në këtë libër provohet me dëshmi e fakte të pranueshme se poeti i famshëm grek Homeri ka lindur vetëm pas shekullit VIII-p.k, cc’ka do të  thotë se këngët dhe vargjet e tij për heronjtë legjendar të luftës së Trojës janë rezultat i prurjeve gojore popullore, sepse: Nuk ka as edhe një provë historike dhe  arkeologjike që të dëshmojë ardhjen e kulturës greke para sheullit X-p.k, dhe se sicc dihet, gjuha e shkruar greke dëshmohet vetëm pas shekullit VII-VI-p.k. Në libër jepen dhe shkaqet pse disa studiues grekë duan të provojnë në mënyrë abuzive praninë kohore të tyre të herëshme para luftës Trojës (1300 p.k.), thelbi, përfitimi i statusit të banorit autokton për të pronësuar tërë kulturën e qytetërimet e popullsisë pellazge të pushtuar nga ana e tyre.

Guximi për dritësimin e të vërtetës pellazge dhe të vijimësisë etnike pellazgo-ilire-shqiptare, është një kontribut i ccmuar, i virtytshëm me historiografi, – vlerat e të cilit mendojmë se do vlerësohen e dritësohen më tej nga shkencëtarët, historianët e studiuesit shqiptarë.

Ashtu sicc shprehet autori, heshtja, vegjetimi i akademikëve, shkencëtarëve  e studiuesve shqiptarë për të vërtetën e vijimësisë pellazgo-iliro-shqiptarë është e pashpjegueshme

  “Viti i Mbarë”, një libër interesant i Sokol Ballës

Sot në Universitetin Europian të Tiranës, ora 13:00, promovohet libri “Viti i Mbarë” i autorit Sokol Balla. Libri është botim i UET Press dhe shoqërohet me një parathënie nga Henri Çili. Libri është një mënyrë se si ti qasemi vitit 2013 për të kuptuar përse dhe si ndodhi 23 qershori, nëpërmjet fjalëve të protagonistëve të cilët janë të ndryshëm, shqiptarë ose të huaj, politikanë të tashëm ose të kaluar, por mbi të gjitha me të përbashkët pyetësorin e imët, profesional, universal dhe kreativ të Sokol Ballës. Janë një numër intervistash të cilat ndikuan në ngjarjet politike të këtij viti, ose sollën ndryshimin e vitit 2013. Intervista me personazhet kryesore të cilat konkludojnë me Toni Bler, ish kryeministrin britanik, hero për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, i cili në një farë mënyre ishte kumbari konceptual apo ndërkombëtar i dishepullit të tij, kryeministrit të ri të së majtës shqiptare Edi Rama.

Shtëpia botuese “TOENA”
Instituti i librit dhe i promocionit

Shtëpia Botuese TOENA e themeluar në 1993, ka në organikën e saj mbi 30 punonjës, si dhe një rreth të gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës.
Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar rreth 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
Në katalogun e botimeve të Sh.B. “Toena” gjatë këtyre 20 vjetëve kanë hyrë emrat më të njohur të letrave shqipe, të traditës dhe bashkëkohorë. Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Fatos Kongoli, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Luan Starova, Kristo Frashëri, Sabri Godo, Teodor Laço, Visar Zhiti, Bashkim Shehu, Kim Mehmeti, Natasha Lako, Diana Çuli, Zija Çela, Bardhyl Londo etj., etj., janë vetëm disa prej tyre.

 Shtëpia botuese “Dita2000”

Shtëpia Botuese Dita2000 ka një histori të gjatë në industrinë e poligrafisë. Të gjitha riformimet strukturore gjatë kohës kanë qenë shkak të dëshirës së shoqërisë t’i përgjigjet nevojave të tregut, të jetë në një nivel të lartë konkurrues dhe të ofrojë produkte me cilësi të lartë klientëve të saj, duke mbuluar nevojat e sektorit të prodhimit në vend. Shtëpia Botuese Dita 2000 ndjek dhe realizon një program ambicioz për rinovimin e të gjitha veprimtarive dhe proceseve. Kjo shtëpi është në gjendje t’i përgjigjet nevojave të klientëve të cilët janë duke zhvilluar biznesin e tyre në fushën e industrisë së lehtë veçanërisht për teknikën me përmasa të mëdha: produkte dhe pajisje të teknikës shtëpiake, teknika për pajisjen profesionale, teknikë të bardh e të zezë etj..

Shtëpia botuese “MORAVA”

Shtëpia botuese “MORAVA” e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991. Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë. Botimet në fushën e letërsisë artistike i përkasin grupmoshave të ndryshme, duke iu ofruar një kohë të vyer në praninë e librit.