Shqipëria “pushtohet” nga agjentët

2389
Sigal

FSHF-ja kanë licencuar 47 menaxherë lojtarësh, të cilat janë të zyrtarizuar edhe nga FIFA

Merkatoja verore është në kulmin e saj, si në Europë e më gjerë, por dhe në Shqipëri, ku deri tani 14 skuadrat e Kategorisë Superiore numërohen jo pak, por 124 transferime lojtarësh. Përveç lojtarëve shqiptarë, vihen re dhe afrime apo transferime të lojtarëve të huaj: 17 të tillë, ndërkohë që në kampionatin milituan sezonin e kaluar më shumë se 50 futbollistë. Por, si vijnë lojtarët e huaj në vendin tonë? Kush i çon për provë te skuadrat e Superligës? Nga ana tjetër, kemi dhe transferime të lojtarëve jashtë: Sokol Cikalleshi u transferua në Korenë e Jugut, Bekim Balaj në Ceki, Ervin Bulku në Iran. Janë pikërisht agjentët e lojtarëve, që gëzojnë një licencë nga FIFA dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit të kryejnë tratativa, të firmosin me presidentët e klubeve. Kur sulmuesi i njohur, Migen Memelli, firmosi një kontratë prej 70 mijë eurosh me presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika, në krah të firmës së lojtarit vendosi nënshkrimin e tij edhe agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia. Ky i fundit firmosi edhe në transferimin e sulmuesit të Kombëtares A, Armando Sadiku nga Lokarno te Lugano, edhe pse lëvizja u krye brendapërbrenda kampionatit zviceran. Në fakt, FIFA, që nga viti 2001, nuk licencon më agjentë lojtarësh, pasi këtë e bëjnë federatat e çdo vendi. Në prag të fillimit të sezonit (Kategoria Superiore nis më 25 gusht), agjentët, ata që kanë dhe të drejtat e menaxhimit të lojtarëve, punojnë non-stop, 24 orë për të sistemuar klientët e tyre në destinacione të reja, në skuadra më të mëdha, apo ku mund të marrin më shumë para e për disa të kenë edhe më shumë hapësirë aktivizimi. Në fakt, numri i agjentëve shqiptarë të licencuar nga FIFA, qeveria e futbollit botëror, apo dhe bashkëpunëtorëve të tyre (jo agjentë të FIFA-sh, por në roli e skauterve të skuadrave) është i konsiderueshëm. Nuk janë pak, por 47 menaxherë shqiptarë lojtarësh, të cilët janë të regjistruar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të licencuar nga FIFA për të ushtruar veprimtarinë e tyre në transferimin e futbollistëve, apo dhe si përfaqësues të trajnerëve. Spikasin emra ish-futbollistësh të shquar të Kombëtares sonë, si Altin Rraklli, Ervin Skela, Fatmir Vata, Ervin Fakaj, Andan Ocelli, Florian Myrtaj, etj, si kundër edhe njerëz të medias sportive, apo njerëz të biznesit si Gentian Shemili e Kasem Hysenebelli. Nuk mungojnë edhe emra të tjerë të besueshëm, si Sokol Haxhia, Uliks Kotri, Elton Marini, Gëzim Mançe, Alfred Bode, Sokol Murati, etj. kanë kryer jo pak transferime. Rritja cilësore e futbollit shqiptar, por edhe numri i futbollistëve që mund të veshin një fanellë të një klubi të huaj ka bërë të domosdoshme edhe krijimin e kompanive të mirëfillta për menaxhimin e tyre apo përfshirjen në një rrjet të madh agjencish në Europë dhe në botë. Agjenti i lojtarëve, Sokol Haxhia, prej disa vitesh operon me sukses në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar të futbollit. Haxhia ka themeluar prej disa vitesh kompaninë e tij “Sportx Management srl”, një prej shoqërive më të suksesshme. Të njëjtën gjë edhe Rudi Vata, i cili menaxhon me sukses shoqërinë e tij “Vata Vision Footbaall Management”. Rudi Vata operon edhe me lojtarë të huaj me emër në Europë. Nuk mungon edhe një emër italiani me licencë shqiptare, si rasti i Pierino Cieno, i cili ka lindur në fakt në Shqipëri (në Tiranë, 1951), djali i një inxhinieri italian, dhe është rritur kampeve komuniste. Agjentët shqiptarë kanë ngritur kompanitë e tyre, me të cilat operojnë njëlloj si homologët e tyre kudo në botë. Kështu,  Gëzim Mançe ka ngritur kompaninë e tij “Global Sports Management”, ndërkohë që Elton Marini ka themeluar zyrën e tij të menaxhimit, “M&M Management Agency”. Adrian Aliaj, i licencuar në Federatën Kroate e Futbollit, është një nga 51 menaxherët e licencuar në Kroaci. Ish-mbrojtësi i famshëm i Kombëtares dhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në miqësore ka krijuar kompaninë e tij “Adrian Sport Transfer d.o.o.” me qendër në Zagreb dhe ka sjellë shumë futbollistë kroatë në vendin tonë, kryesisht te Flamurtari, por menaxhon edhe Odise Roshin, ky i fundit u huazua para pak ditësh nga Këlni, te FSV Frankfurti. Në Gjermani operon edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, por me licencë shqiptare. Dikur një licencë menaxheri kishte edhe ish-kryeprokurori Arben Rakipi, por ai hoqi dorë kur u caktua në krye të Komisionit të Apelit të FSHF-së (ka dhënë dorëheqjen tashmë nga ky post).

 Në Ballkan, kalojmë katër vende

Në raport me vendet fqinje, Shqipëria ka më shumë menaxherë se Sllovenia (28), Maqedonia (43), Mali i Zi (8), Rumania (30), por është larg numrit të agjentëve të Bosnjë-Hercegovinës (125), Turqisë (162), Serbisë (100), Greqisë (65), Bullgarisë (62), Kroacisë (51).

 Italia, rekord me 949 agjentë

Numrin më të madh të agjentëve të lojtarëve e ka Italia me 949 të tillë, të ndjekur Spanja (578), Anglia (497), Gjermania (427), Brazili (333) dhe Franca (288). Shqipwria kalon vende tw tilla si Austrialia (43) dhe Meksika (11). Më pak agjentë ka Lihteshtejni, vetëm 1.

 Kemi më shumë menaxherë se Kina

Duket e pabesueshme, por Shqipëria, vendi i 3 milionë banorëve dhe i 162 mijë lojtarëve, ka më shumë agjentë sesa Kina, e 1.3 miliardë banorëve dhe 26 milionë futbollistëve. Shqipëria ka 47 agjentë lojtarësh, ndërsa Kina (ka 711 mijë lojtarë profesionistë) ka… 26 menaxherë. Meksika ka vetëm 11 agjentë lojtarësh.

 NË EUROPË

Shqipëria 47

Austria 33

Azerbajxhani 10

Belgjika 87

Bosnjë-Hercegovina 125

Bjellorusia 11

Kroacia 47

Franca 288

Qipro 55

Anglia 497

Maqedonia 43

Hungaria 14

Malta 4

Holanda 125

Moldavia 20

Lihteshtejni 1

Islanda 9

Polonia 71

Portugalia 62

Serbia 100

Rusia 76

Sllovakia 20

Spanja 578

Sllovenia 29

Suedia 38

Turqia 162

Zvicra 64

Ukraina 69

Gjermania 427

Italia 949

NË BOTË

Argjentina 217

Australia 43

Brazili 333

Kanadaja 35

Kili 11

Kina 26

Meksika 11

SHBA 153

 Agim Cana, babai i Lorikut

Midis 47 agjentëve shqiptarë spikat edhe emri i babait të kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Canës, Agimi. Ai ka qenë i pranishëm në të gjitha lëvizjet që ka bërë Loriku, duke filluar nga transferimi i këtij të fundit nga Paris Sën Zhermeni, tek Olimpiku i Marsejës, e më pas te Sandërlendi në Angli, te Gallatasaraj në Turqi dhe së fundit te Lacio në Itali.

 Agjentët shqiptarë të FIFA-s

 Alfred Bode

Agim Cana

Adriatik Faqekuqi

Ardian Grabova

Aleks Vata

Adnan Ocelli

Ardian Osmani

Artan Redhaj

Altin Rraklli

Arben Rugjia

Altin Selmanaj

Anxhi Veizi

Astrit Mero

Bledar Lila

Dritan Gjyrezi

Ervin Fakaj

Edrin Haxhiu

Ervin Skela

Elton Marini

Gazmend Osmani

Gerian Kuka

Gëzim Mance

Gentian Shemili

Fatmir Vata

Fehmi Isufi

Florian Myrtaj

Ilir Silo

Iriela Kasemi

Kasëm Hysenbelli

Kel Naraci

Lulzim Haxhiaj

Lorenc Hysi

Lirim Zalla

Jorgaq Dhiamanti

Markelian Cenolli

Marjan Prela

Mitar Sulaj

Pierino Cieno

Skerdi Dafa

Sokol Dauti

Sokol Haxhia

Sokol Pelingu

Sokol Murati

Shqiprim Berisha

Uliks Kotrri

Vangjel Cavo

Xhelil Musa

 Në Kroaci

Ardian Aliaj

 Në Slloveni

Nexhmedin Haxhiu

 Në Gjermani

Alfred Mane

 Në Portugali

Eduard Abazi

Gjyqtarët e FIFA-s

 Shqipëria ka aktualisht tre gjyqtarë me stemën e FIFA-s, apo ndërkomëtarë siç quhen ata: Loren Jemini (nga viti 2005), Bardhyl Pashaj (nga viti 2011) dhe Enea Jorgji (nga viti 2012). Gjithashtu, me stemën e FIFA-s janë dhe gjashtë asistentë: Rejdi Avdo (nga viti 2012), Ermal Barushi (nga viti 2012), Ridiger Cokaj (2012), Melis Dervishi (nga viti 2011), Gëzim Koka (nga viti 2011) dhe Proletar (Avdo, nga 2011).

 SHIFRA

 164 730

lojtarë numëron Shqipëria në total, ku 53 700 prej tyre janë regjistruar si lojtarë profesionistë apo amatorë, ndërsa 111 000 janë të paregjistruar.

 456

klube futbolli të niveleve të ndryshme janë në Shqipëri, dhe këtu përfshihen që nga skuadrat e Kategorisë Superiore, femrat, por dhe futbolli i bazës.

 6200

zyrtarë që kanë të bëjnë më futbollin janë të regjistruar në FSHF, duke përfshirë drejtuesit administrativë, trajnerët, gjyqtarët, mjekët sportivë, etj.

 Armand Duka

 Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është anëtar i Komitetit Organizator për Kupën e Konfederatave të FIFA-s, që zhvillohet një vit para Botërorit përkatës. Kështu, Kupa e Konfederatave të vitit 2013 do të zhvillohet në Brazil, përpara se të luhet Kupa e Botës “Brazil 2014”.