Shoqata Labëria, dega Fier organizoi më 06.V.2025 një takim, në bashkëpunim me kryesinë e SHAKL të Shqipërisë për inagurimin e një zyre në nëndegën e SHAKL (Fermë-Çlirim) një ambjent modest të porsangritur. Në këtë takim merrnin pjesë: Kryetari i Përgjithshëm i SHAKL z.Agim Çiraku dhe sekretari i përgjithshëm z.Kastriot Muço, si dhe kryesia e SHAKL Fier, kryetar z. Baftjar Abazi, sekretar, Fatmir Rrapaj, n/kryetar z.Novruz Dule, z.Faik Memushaj, kryetari i nëndegës z.Fiqiri Xhemali, sekretari z.Artan Kapllani dhe nënkryetari i po kësaj dege .Agim Jaupi dhe z.Artan Pashoku e disa të tjerë. E veçanta në këtë takim ishte pjesëmarrja e kryetares së SHAKL të Bostonit znj. Rudina Bardhi. Fjalën përshëndetëse për krijimin e kësaj nëndege e mbajti z.Agim Çiraku duke i dorëzuar çertifikatën “Mirënjohje Labërisë” z.Fiqiri Xhemali për kontributin e ngritjes së kësaj njësie, ku jetojnë mbi 150 familje labe në zemër të Myzeqesë.
Takimi u shoqërua me një koktej të vogël ku s’mungoi dhe kënga labe e ngritur enkas për këtë takim nga sekretari i kësaj nëndege, rapsodi lab z.Artan Kapllani me grupin e tij. Festa vazhdoi më tej në fshatin Peshkëpi të Vlorës, ku ka origjinën z.Rudina Bardhi e ardhur nga Amerika.
Çertfikatën “Mirënjohje Labërisë”nga kryetari SHAKL së Shqipërisë, propozuar nga dega Fier, zonjës nga Amerika iu dha nga z. Agim Çiraku dhe z. Kastriot Muço. Në këtë takim ishin të ftuar dhe kryetari i SHKAL, dega Vlorë z.Amet Demaj, z.Namik Jahaj.
Nga takimi i SHAKL së Bostonit në Universitetin e Harvardit me temë: “Tradita e Labërisë dhe vlerat e saj”, foli z. Rudina Bardhi ku falënderoj SHAKL-në Fier për kontributin e saj në ngritjen e kësaj dege në Boston, sqaroi gjithashtu për ndihmën e dhënë nga dega Fier. U shkëmbyen mendime për ta zgjeruar shtrirjen në gjithë Amerikën, ku ka labër, u kërkua ndihmë dhe nga dega Vlorë. U dhanë mendime që qendra e SHL të Amerikës të jetë në Boston. Ky takim kaloi në një atmosferrë të ngrohtë, i shoqëruar nga një orkestër prej degës së Fierit, u kënduan edhe shumë këngë labe. SHAKL mori pjesë në organizimin që u bë në Salari, më 11 qershor për nder të rënies së Heroit të Popullit Selam Musait, Salaria (105-vjetorit). Ishin si përfaqësues të kësaj shoqate, z. Baftjar Abazaj, Novrus Dule, Vladimir Lule, Fiqiri Xhemali, etj.
Nga Fieri takimi kaloi shumë gëzueshëm, ku mori pjesë z. Gramoz Ruçi, Tërmet Peçi, Ardit Bido e shumë të tjerë.
**
Arbëreshja Lilli Riolo rikthehet në Muzeun e Krujës: Këtu ndjej historinë dhe rrënjët e mia
Lilli Riolo, arbëreshe nga Piana degli Albanesi, Hora e Arbëreshëvet, rikthehet për të disatën herë në Muzeun Gjergj Kastrioti në Krujë, për të prekur rrënjët e saj. Muzeu Historik dhe Etnografik, Krujë ndau në rrjete sociale një videomesazh të saj, ku tregon se Muzeu i Krujës është vendi që i fal emocione të veçanta përmes historisë që promovon. “Unë çdo herë që vi në Shqipëri, vizitoj Muzeun Historik dhe Etnografik, të Krujës. Është vendi që më emicionon më shumë se çdo gjë, sepse flet për historinë tonë, flet për Gjergj Kastriotin”, thotë ajo. Lilli tregon se ka ardhur për ta vizituar për herë të parë Muzeun me 1995, ku sapo ishte hapur. “ Ne erdhëm me një kurs për mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa sot jam me një miken time italiane dhe është kënaqësi të flasim shqip për Shqipërinë dhe historinë tonë” tha ajo. Muzeu i rigjallëruar përmban rreth 1000 artefakte dhe u ofron vizitorëve një përvojë unike mësimore të fokusuar në etnografinë dhe kulturën shqiptare. Kjo arrihet përmes tregimeve inovative dhe ekraneve multimediale, përvojave të realitetit virtual dhe të shtuar, projeksioneve dhe udhëzuesve audio dhe një muri ndërveprues, shkruan atsh. Një nga pikat kryesore të muzeut është një dhomë virtuale e zhveshjes, e cila u lejon vizitorëve të bëjnë selfie ndërsa (virtualisht) veshin veshje tradicionale që datojnë nga shekulli i 18-të.