Libri im “Autism” është shpërndarë në Shqipëri dhe Kosovë

1016
Sigal

INTERVISTA/ Flet  Vera Kurti, mësuese e edukimit special të fëmijëve autist, në SHBA

Ajo është një grua plot tempermanet që ka ditur ti bëjë ballë sfidave të jetës. E lindur në Burrel, më vonë në Tiranë dhe së fundi në SHBA, ajo asnjëherë nuk është larguar nga profesioni i bukur por i vështirë i mësuesit, profesion të cilin e ushtron plot rezulatte edhe në vendin e demokracisë së vërtetë. Me përkushtim ka mundur të mbrojë diplomën e “special education”, për të dhënë mësim për fëmijët me zhvillim të vonuar.Së fundi ka botuar librin e parë me titull “Autism”, të cilin e ka shpërndarë në Shqipëri dhe Kosovë.

 Një prezantim për lexuesin?

 Vitet e para të jetës janë lidhur me qytetin interesant të Burrelit. Pra, jam lindur e rritur në Burrel. Më pas dallgët e jetës më kanë çuar në qytete të ndryshme. Ne vitin 1974 mbarova shkollën Pedagogjike “17 Nëntori” Tiranë dhe po në atë vit fillova punën si mësuese e ciklit të ulët në qytetin tim të lindjes, profesion të cilin e vazhdoj dhe sot. Dua të theksoj se për arsye ekonomike, edhe pse mbarova me mesatare mjaft të lartë, prindërit e mi nuk mundën të më dërgonin në shkollë të lartë, por megjithate, e motivuar dhe shumë e etur për arsimim, këtë e bëra te mundur në 1984-87 duke mbaruar Instutin e Lartë Pedagogjik Shkodër me korrespondencë. E vazhdova shkollën me korespodencë për vetë faktin se isha e martuar dhe fëmijët i kisha fare të vegjël.

Aktualisht i kam kalur 36 vjet pune në këtë profesion. Sot, kam dy fëmijë, Raeltin 31 vjeç dhe Orgesin 27 vjeç.

 Pas Burrelit ju keni punuar mësuese e ciklit të ulët në një nga shkollat më me zë në Tiranë, shkolla “Kosova”. Çfarë kujtimesh ruan nga kjo shkollë?

 Eh sa kujtime! Zhvedosja për në Tiranë është një odise me vete.  Më vjen ndërmend se në vitin  1997 pasi humbëm gjithçka (shtëpinë në firmat piramidale) u vendosëm në Tiranë. Fillimisht ku punova një vit si mësuese në dispozicion nëpër shkolla të ndryshme të Tiranes. Por falë eksperiencës sime të mirë dhe rekomandimeve pozitive të personelit drejtues të shkollave ku punova, u bë e mundur të realizohej një tjeter ëndërr imja, ajo e Shkollës Kosova, një nga shkollat më të mira në Tiranë dhe ajo që ia shtonte vlerat asaj shkolle ishte, se ajo është pikërishht shkolla ku kisha bërë paraktikën mësimore kur isha nxënëse në shkollën Pedagogjike Tiranë

 Ju u sitemuat mirë në Tiranë. Cilat ishin arsyet që ju çuan drejt vendit më demokratik në botë, SHBA?

 Janë disa arsye por unë do të veçoj dy:

E para arsyeja ekonomike ( humbja e shtëpisë) dhe dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi. Ishte një hap shumë i guximshëm për kohën. Kjo ikje kishte vështirësitë e veta si mosha dhe mësimi i gjuhës angleze. Ishte një ikje mes vështirësive dhe dhimbjeve.

 Si është jeta në SHBA?

 Një jetë e vrullshme ku puna të mbërthen çdo qelizë. Nuk ka kohë për thashetheme dhe për kafenera. Hapësirat janë të bollshme mjafton të kërkosh.  Tashmë po mbush një dekadë të jetës time, në këtë vend të begatë e cila për nga puna dhe studimi, është e barabarte me gjithë jetën time. Me punë dhe zell, vetëm në 4 vite, jo vetëm kapërceva vështiresitë që nje emigrante e moshes 50 vjeçare mund të përballet, por, arrita të ingranohem shumë shpejtdhe të ndihem e barabartë me çdo qytetar amerikan.

Ju thatë jetë e vrullshme. Çdo të thotë kjo?

 Do të përgjigjem thjesht. Thuhet:

” Në Amerikë ka punë dhe gjumë. Në Europë punë dhe qejf dhe në Shqiperi qejf o qejf”. Ndoshta janë të vërteta apo jo këto thënie por për Amerikën qëndron.

 Në fillimet tuaja ju keni punuar në shkollën Anglo-Shqiptare “Fenix” me parashkollorët. Çfarë ekperience ruani nga kjo shkollë?

 Ruaj kujtimet më të bukura. Ishte puna në shkollën ”Fenix” e cila më hapi shumë dyer. Kjo shkollë perveç të tjerave më ndihmoi për të avancuar me anglishten e që natyrisht mori vlera me ardhjen time nëUSA.

 Ajo që ju bën disi të veçantë është se ju punoni edhe si mësuese e edukimit special më fëmijët më zhvillim të vonuar autistik në shkolla të mesme. Ku janë vështirësitë në këtë shkollë?

 Unë për gati 30 vjet kisha punuar si mësuese e “general education” dhe as që kisha dëgjuar emrin e “special education”.

Pasi mbarova masters program “in science”, me specializim në të dy fushat; general education & special education, për klasat 1-6, aplikova on line për të gjetur një punë në shkollë pasi deri atëhere isha në kopësht me parashkollorët.

 Vera para fëmijëve

Vetëm pak javë pasi aplikova, marr një telefonatë nga një nga shkollat që kisha aplikur, ku më thonë që ne datën aq e kaq do te vish për të bërë intervistën e parë. Pasi me pranuan dhe pas nje trainimi prej 12 ditësh, fillova punën si mësuese e klasës 308 ku kisha 12 nxënës të moshës 14-16 vjec dhe kisha gjithashtu dy assistente mësuese. Ditën e parë siha shumë e emocionuar, pasi duhej përdoruar mirë kompjuteri, sidomos dokumentacioni i nxënësve ku duhet te hartoja te gjitha objektivat dhe strategjitë për çdo nxënës, dhe kjo bëhej çdo tre muaj.

 Ju tashmë merreni me përkthime për fëmijët me Autizëm. Si mund të ndihmoni fëmijët shqiptarë Autist me këto përkthime?

 Unë jam e lidhur shumë me vendin tim. Lidhjet janë të përditëshme.  Lidhje me anë të internetit me student e miq të mi kudo nëpër botë. Kjo ka bërë që unë të mendoj edhe për fëmijët e kësaj kategorie në vendin tim. Dy janë faktorët qe më bënë dhe me bëjnë të jem e perkushtuar për fëmijët me aftësi të kufizuara të vendit tim:

1.Mrekullit që bënë shteti Amerikan për këta fëmijë.

2.Mungesa e pothuaj cdo gjëje për fëmijët e vendit tim.

Pra përkushtimi ndaj fëmijëve me Autism, sidomos fëmijëve të vendit tim është diçka që buron nga shpirti im, është diçka e brendshme. Botimi i librit tim të parë me titull “Autism”, shperndarja e tij në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe dy intervistat që pata bërë verën e kaluar në Klan TV, Tiranë, dhe RTK, Kosovë, kanë bërë që unë të jem mjaft e kërkuar nga prindër të fëmijëve me Autism dhe me te tjera paaftesi mendore e fizike. Kam shumë ëkrkesa për librin tim.

 Si mund ta përkufizoni mallin që keni për atdheun?

 Eh malli! Po përdor vetëm një shprehje timen të përdorur sapo kisha ardhur nëUSApor që tingëllon aktuale e dhe tani pas 10 vitesh: “Më dukej vetja si një e varrosur e gjallë, që kërkon ndihmë për të dal që andej, e askush nuk e ndihmon”. Malli për vendin dhe njerezit e mi po më mbyt nga pak!

 Vend i ri shoqëri e re. Por flitet për shoqëri me kultura të tjera…

 Shoqëria e këtushme ka tjetër koncept e si rrejdhojë edhe shokët e shoqet janë të tillë që ndjehesh vërtetë mirë. Kudo ku kam punuar si mësuese apo dhe si studente jam ndjerë sikur jam lindur e rritur këtu. Përvec vleresimeve për aftësitë e mia profesionale, ato kanë vleresuar te unë ciltërsine dhe sinqeritetin, motivimin dhe pergjegjshmerine për punën, cilësi të cilat mendoj se janë determinuese në një marrëdhenie shoqërore me kolege apo dhe me punëdhënës.

 Çfarë i mungon shoqërisë shqiptare duke pasur parasysh jetën shoqërore në Amerikë? Çfarë duhet të ndryshojë tek ne?

 Për mendimin tim duhet të ndryshojë koncepti i shqiptarëve për jetën në përgjithësi, dhe sidomos atë të mos ndërhyrjes në punën e tjetrit, apo dhe në jetën e tjetrit, e kur them tjetrit, kam parasysh deri dhe te afërmit apo fëmijët. Për fat te keq, ne hiqemi sikur e duam shumë njeri-tjetrin. Duke hyre vend e pa vend e kohë e pa kohë te tjetri, ne te vertete, ne jo vetem nuk ndihmojme, por pa dashje apo me dashje, krijojme probleme. Perseri me vjen ne mendje thenia: ” Ne gjithe boten njerezit merren me punen dhe familjen e tyre ndersa, Shqiptaret merren me punen e tjetrit”…

 Po me komunitetin shqiptarë në SHBA a keni lidhje?

 Sigurisht që kam, por fatkeqësisht fal përkushtimit tim, studimit dhe punës më orar të zgjatur që kam, jam e kufizuar në ketë pikë. Punojmë nga dy punë dhe me orare të ndryshme, gjë që e vështirëson gjetjen e kohës për të qenë në çdo aktivitet. Kryesisht takohemi nëpër dasma, në festa apo të tjera celebrime.

 Një profesion i bukur por i vështirë, e keni menduar veten jashtë këtij profesioni?

 E kam pyetur veten shumë herë. Unë mund të behësha mjeke, ekonomiste. gazetare, aktore, valltare, pse jo dhe modele. Nuk di se cfarë tjetër mund të bëhesha, por, di të them se profesionin e mësuseisë nuk mund ta ndrroja me asgjë. Aty kam gjet vetveten.