Jane Fonda vlerësohet me çmim, për mbështetjen ndaj komunitetit LGBT

589
Sigal
Kontributi i aktores veterane Jane Fonda për komunitetin LGBT është vlerësuar me një çmim nga “LGBT Vanguard Awards”, një eveniment i organizuar në Los Anxheles. Në këtë ceremoni të nderimit të aktores morën pjesë këngëtarja Miley Cyrus dhe aktorja Lily Tomlin. Janë Fonda, 77 vjeç, dukej në formë të shkëlqyer pavarësisht moshës së saj.

Duke folur për gazetarët gjatë parakalimit në tapetin e kuq, Tomlin tha se Fonda e ka mbështetur gjithmone këtë komunitet dhe ka luftuar për të drejtat e tyre. Ajo është një nga personalitetet që i ka dala në mbrojtje komunitetit gay që para se të bëhej e famshme. Fonda ka mbështetur edhe fushatën e Harvey Milk, duke dhënë një kontribut të madh.

Ndërsa vetë aktorja pasi mori çmimin bëri thirrje publike për një amendament për të drejta të barabarta, që do t’i japë fund diskriminimit gjinor, në bazë të preferencave seksuale. Pas ndarjes së çmimeve u zhvillua një ankand për të mbledhur para për të ndihmuar qnëdrën e komunitetit LGBT në Los Anxhelos.
ose jo të shtetasve të huaj në tokën helene.
NOA