iPad Pro shton inç-at. Ja sa do të jetë modeli më i fundit

573
Kompania amerikane pritet të nxjerrë tre modele të iPad Pro këtë vit, një model me 9.7 inç, modelin tjetër e 10.5 inç dhe modelin me ekran prej 12.9 inç.
Modeli me 10.5 inç mund të debutojë në ngjarjen e muajit të ardhshëm. Kjo pajisje pritet të ketë specifika të njejta me modelin 9.7 inç, mirëpo do të ketë korniza më të holla.
Modelet e reja të iPad Pro pritet të vijnë me procesorin Apple 10X dhe RAM memorie të ngjashme me serinë ekzistuese.
Apple pritet të përmirësojë kamerat e modeleve të reja iPad Pro dhe poashtu do të sjellin Apple Pencil që do të punojë me Smart Keyboards.
WWDC 2017 është një ngjarje e përshtatshme për lansimin e iPad Pro edhepse kompania mund të vendosë të sjell tabletin gjatë lansimit tradicional të pajisjeve të reja në shtator, së bashku me iPhone 8.
Sigal