Atletico e papërmbajtshme në “Vinsente Calderon”, Niguez dhe Griezman “tmerrojnë” Realin

Janë të vrullshme ngjarjet në “Vincente Calderon” aty ku po luhet akti i dytë i gjysmëfinales “Uefa Champions League” mes Atletico Madrid dhe Real Madrid.
Skuadra e Diego Simeones e ka nisur me marshin e 5-të fillimisht duke realizuar me Niguez golin e parë dhe vetëm pas 3 minutash Antuan Griezman dërgon shifrat në 2-0.
Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi në favor të “galaktikëve” të cilët fituan thellë 3-0 në shtëpi. Atletico-s i duhet të paktën edhe një gol për të barazuar rezultatin e përgjithshëm e më pas përmbysjen e madhe.
Për këtë mision, Simeone i ka besuar kësaj 11-she: Jan Oblak (GK), Diego Godín, Filipe Luís, Koke, Antoine Griezmann, Saúl Ñíguez, Fernando Torres, Yannick Carrasco, Gabi (C), Stefan Savić, José María Giménez.
Real Madrid-Zinedin Zidan: Keylor Navas (GK), Sergio Ramos (C), Raphaël Varane, Cristiano Ronaldo, Toni Kroos, Karim Benzema, Marcelo, Casemiro, Luka Modrić, Isco, Danilo.
Sigal