Elena e shqiptoi me plotë gojën: “Nuk e lënë të botojë”. Ishte viti ‘84. Ne i kërkuam një tregim për gazetën e studentëve…mirëpo ajo u gjegj se:tregimet e Kadaresë ishin mjaftë të gjata dhe duhej krejt gazeta , për t’i nxënë.
1.Kur kemi qene studentë kishim një grup letrar dhe një gazetë në Institutin Bujqësor. Bashkëpunonin S.Thanasi, M.Leka,G.Leka G.Cene, J.Gjoca,K.Buda, M.Mirashi, .Kobellari, M.Preci, e të tjerë. Një veprimtari ishte me shkrimtaren Diana Çuli në godinën e vajzave të ekonomikut. Ndërsa me Elena Kadarenë u zhvillua në godinën e re të vajzave të veterinarisë , godina Nr 7 në katin e parë. Elena është gjallë dhe mund të pyetet për këtë. Kur e përcollëm tek stacioni i autobusit unë shfaqa dëshirën për të takuar Kadarenë? Më vonë një grup nga studentet e këtij universiteti shkuan në Durrës dhe aty dolën edhe në fotografi me Kadarenë.Unë nuk kam qenë atje. Kemi qenë në promovimin e librit të Dori Kekos dhe M.Ahmetit.
2.Elena e shqiptoi me plotë gojën: Nuk e lënë të botojë
…Njeriu me syze dhe flokë përpjetë. Jemi mësuar ta perceptojmë atë figurë qysh në fëmijërinë tonë të hershme. Them jemi mësuar, sepse ai, quhet Kadare. Dhe për të lëçitur ndopak profesionin e tij në të gjitha sajtet e internetit do të gjesh vetëm një: Shkrimtar. Një përvojë gazetarie të shkurtër. Shkrimtari ynë. Ëndërrimi ynë fëmijëror. Lindëm dhe e gjetëm krijimtarinë e tij, u rritëm. Njeriu i mësuar me gjuhën e poezive, me fjalët e bukurisë hyjnore e parandjeu se orët e këqija do të binin në dyert e shtëpisë së vetme botuese , nga shenjat paralajmëruese, që solli koha .Ndalim botimi, heqja nga qarkullimi gjykime dhe mendimi i turmës revolucionare.
Nga kjo kohë mbaj mend Elena erdhi në Universitetin e Kamzës për një bisedë dhe kur i them se me se merrej tashmë Kadare, pra çfarë kishte në duar, na tha se por rishkruante edhe një herë romanin për ndarjen me kinezët.
Ishim aty përpara bibliotekës së Institutit kur një miku i tyre nga Gjirokastra, pedagog A.D u prezantua dhe Elena e njohu, ndërkaq biseda mes tyre u shtjellua për letrat shqipe, ne rrinim në këmbë e dëgjonim Sh.M,Martini unë dhe Elena u duk shumë e ashpër për pengimin , që po i bënin librave të Kadaresë .
Kishte një periudhë të paktën 3 vjet, që shtëpia botuese nuk nxirrte asgjë nga dora e tij.
3.Nuk shkruante Kadare, apo nuk po i botonin botuesit. Elena e shqiptoi me plotë gojën:” Nuk e lënë të botojë”. Ishte viti ‘84. Ne i kërkuam një tregim për gazetën e studentëve…mirëpo ajo u gjegj se:tregimet e Kadaresë ishin mjaftë të gjata dhe duhej krejt gazeta , për t’i nxënë.
Zbërthimi i një realiteti nga bashkëshortja e Ismailit na mbeti fiksion në tru. Edhe këta që kanë emër në botë qenkan të pakënaqur me redaktorët shqiptarë. Ne sigurisht ishim, sepse nuk na botonin, por deri këtu arrinte sëpata.
4.Kadare. Një zog a shpesë, që niset në kohë të migrimit përtej vendit të tij, kur ajo përfundon kthehet dhe takon vendin e tij. Atje mirë është, po ky është atdheu i tij, vendi ku u ngiz. Atje në jug është banesa e tij. Kalldrëmet, udhët e sokaqet. Dhe gurët. Kështjella. Atdheu ynë në këtë kohë tranzicioni të pambarimtë. Tokë e ashpër. Njerëz, që gjithsesi s’u zenë këmbët dhe.
Nuk janë profetë, gjithsesi përmbi lartësi mjegullash, kërkojnë ngritje yllësore. Çu tretën kaq shumë, për të rënë në gjumë të qefinit! Ç’u ngurosën në fundin e fundmë. Në kafet luksoze të kryeqendrës. Qajnë hallë. Djegin cigare. Ç’ditë e zymtë ballkanike do të thoshte ai? Përgjojnë “kolosët e letrave”. Mes atyre edhe Kadarenë.
Ai, që ka rrëzuar me veprën e tij në gjunjë, presidentët e këtij vendi. Aty në këtë truall, ka kohë që të gjithë lëvdohen. Rapsod, që zbriti vjet nga katundi. Maten me “hise të diellit. Në të zezën errësirën pus.
-Sikur të mos ishim ne, çfarë do të ishte Kadare? Ura ku ai kaloi e shtroi diktatura, thonë. Urat e shpirtit të tyre nuk mbahen më në asnjë breg. Copë e shkrumb limanët e tyre. Po se ku mbahen ende?
Diktaturat rriten në toka skërka. Por me çlirim energjish shpirtërore nga trusnia dhe arsenali ushtarak, gjithë herës në veprim. Mirëpo Kadare është një grimcë me frymëzim qiellor. Është grimcë e shënuar. Profeti i myslimanëve mbante mes dy shpatullave një shenjë jeshile. Kadare e ka shenjën në shpirt. Ismaili e ka rrezen e shikimit të largët. Kështu i është dhënë. Për fjalët, për gjuhën, dhe poezinë si melodi e gjithçka në të shkruarit në letra shqipe i është dhënë dhe e patregueshme është. Është një vulë. Është damkosur do të jetë shkrimtar i majave . Zhbërja bëhet vetëm nga vulëbërësit. Një shkallë për të hipur gjer në qiell. Të çkodojnë atë, që është koduar. Të prishin lidhje gjenetike. U duhet të gejnë më parë ADN-ën. Që është shkruar në librin e tij të jetës. Nuk e ndriçojnë dot këtë mister. Kështu, që u mbetet vetëm të bëjnë luftë kafenesh. Prandaj luftohet. Prandaj mjegullinat, rregjimtarët, zifti, gurët nuk e mbulojnë rrëzojnë dot veprën e tij. Pemë me kokrra. Do të luftohet, do të përflitet, do tulatet, dhe kërruset. Por nuk do të rrëzohet. “Thërrmijë e shënuar “. Është e pashbëshme. E pashbëshme. Fati, që kjo thërrmijë ka atdhe, atdheun tonë është mirësi, për shqiptarët. Sa për zërat. Të mëdhenj dot, nuk bëhen. Të shquar as, që besohet, sepse goditën me të gjithë arsenalin e tyre, “thërrmijën e shënuar “, Kadare.
Në bagazhet e boingëve udhëtojnë edhe botimet e Kadaresë. Çfarë mund të bëjmë ne? Barrikadë për ushtrinë e mallkuar, që ka në shpirtë “maçin e zi” dhe që përpiqet t’i bëjnë një vërë për t’i bërë gropën shkrimtarit tonë. Kanë shkruar km me letra anonime duke i hedhur nëpër zyrat e KQ për t’i bërë varrin shkrimtarit. Sot hektarë të tërë nëpër gazeta mbulojnë “fushat e tyre” me shpifje, si vazhdim i profesionit të vjetër të informatorit. Edhe ca kokrra tip intelektualësh nuk mbesin pas kësaj rrokopujë

Atdheu i Kadaresë sot i ngarkuar me “thërrmijën negative” të kohës së tranzicionit. Prandaj ka vrasje, grindje, gjithashtu. Lëvdata e gjithfarë mburrjesh ballkanike thotë ai. Kusarët hiqen të mençur, të paaftët bëjnë ligje. Mediokrit promovojnë antivlerat si letërsi e mirëfilltë shqipe. Dita e tyre kur të udhëheqin të aftëtë do të quhet dita e kijametit të madh. E megjithatë intelektualët e këtij vendi, blejnë librat e Kadaresë. Atdheu i Kadaresë është këtu dhe ka halle shumë. Por miqtë e letrave, Kadarenë e kërkojnë dhe e promovojnë veprën letrare të tij. Zëri i tij është duke shëtitur nëpër shtete të afërt e të largët.
Në bagazhet e boingëve udhëtojnë edhe botimet e Kadaresë. Çfarë mund të bëjmë ne? Barrikadë për ushtrinë e mallkuar, që ka në shpirtë “maçin e zi” dhe që përpiqet t’i bëjnë një vërë për t’i bërë gropën shkrimtarit tonë. Kanë shkruar km me letra anonime duke i hedhur nëpër zyrat e KQ për t’i bërë varrin shkrimtarit. Sot hektarë të tërë nëpër gazeta mbulojnë “fushat e tyre” me shpifje, si vazhdim i profesionit të vjetër të informatorit. Edhe ca kokrra tip intelektualësh nuk mbesin pas kësaj rrokopujë. Gurët, që kërkojnë të rrëzojnë nuk janë gjë tjetër, por për të gjetur nuk i kanë, i kanë marrë tek” kosha e informatorëve”.
Sa më shumë “gurë” sipas mendësisë së tyre, aq më i madh “pirgu i ligësisë”. Mirëpo pema sa më shumë tronditet, më shumë buisë, lidh kokrra e lastarë, shton bistakë të rinj, sepse e di, që atje poshtë “zogoria e qenëve të ligësisë është gati ti “kafshojë “edhe të pabëra, në mos t’i rrëzoj t’i hedh në humnerë. Mirëpo në kohë të lëngëzimit pema, rinisë sërish avazin e stërlashtë për të prodhuar, sepse e njeh aftësinë e saj, e presin sërish gurë dhe gurishte nga të vendit të tij. Ky duel a ka përmasë kohore? Për aq kohë sa pema do të ketë kokrra. Gurët aty i keni nën pemë. Ndërsa për gurëhedhësit, kjo tokë ka rritur goxha shumë.


















