Gerti Zajmi: Violinistja Laura Llozi në koncert me Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura

608
Sigal

Një sukses i madh në Tiranë ishte Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën drejtimin e Elda Laro dhe Harlen Nikolla. Në Teatrin e Operas dhe Baletit vijnë violinistja Laura Llozi dhe Pascal Gallet në piano.

Skena ishte e gjitha për Laura Llozin, sigurisht. Në autoritetin e saj ishte unike dhe monumentale në virtuozitetin e saj gjimnastikor. Kontrollin teknik dhe lirizmi me një interpretim me mjeshtëri përgjatë gjithë lojës së madhe të koncertit veçanërisht në kadencën. Llozi e solli koncertin Paganini nr. 1, op. 6 me formën e tij, të stilit belcantismo brilante, në notat e shpejta të dorës së majtë dhe legaton e tërheqjes së harkut në dorën e djathtë. Ajo këndonte bukur mbi telat e violinës, arie nga opera nën drejtimin e Dirigjentes Elda Laro, e cila me elegancën e saj solli picikatot ku zëri i orkestrës reduktohet në një mërmëritje që ia lë të ndezur të gjithë skenën. Magjia mbaroi dhe duartrokitjet filluan me një vrull të padëgjuar kurrë më parë në sallën TKOB. Përpara se t’ia lërë skenën orkestrës, e cila përsëri bëhet protagoniste në pjesën e dytë të programit ajo së bashku me pianistin Pascal Gallet Duo Violin dhe Piano Meditation të kompozitorit J. Massnet. Ato e interpretuan me një delikatesë dhe një brishtësi që e karakterizon vetë pjesa.

Në pjesën e dytë të programit koncert për piano dhe orkestër nr. 5, e kompozitorit Aleksandër Peci, i cili nxjerrë në pah fuqinë e tingullit orkestral si dhe aftësitë teknike të instrumentistëve individualë në ansamblet dhe solo të shumta. Peci e krijon këtë koncert duke menduar një udhëtim imagjinar se si do ta shkruante ai pas 600 vitesh. Peci do të çaj errësirën me tingujt të intervaleve në strukturën e toneve me një interpretim emocional që shkëlqejnë sonte në TKOB. Nën drejtimin e frymëzuar dhe mund të thuhet shumë teatrale të Harlen Nikolla orkestra shkëlqen me një formë drithëruese. Tingulli ishte i ngrohtë dhe rrezatues dhe ndërhyrjet solo të jashtëzakonshme të instrumentëve të tunxhit të Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura. Shumë i mirë pa rezerva pianisti Pascal Gallet protagonist absolut i solistit të një dimensioni botëror. Tingëllimi kromatik arriti ta sjellë si një shi meteorësh, që bie mbi trupin tim duke shtrënguar fort këmbët me tokën e lidhem me të.

Suksese për rindërtimin dhe punën e Orkestrës Simfonike e Forcave të Armatosura dhe Drejtorit Artistik Arben Skënderi.