Fuat Memelli: “Shoqata jonë lindi nga dashuria për Labërinë”

40
Sigal

-Veprimtari shumë e bukur e Shoqatës “Labëria” dega Boston, në mjediset e Universitetit të Harvardit-

Nga Fuat Memelli

Një e ftuar e veçantë kishte ardhur posaçërisht nga Shqipëria për këtë ngjarje. Ishte zonja Edlira Sulaj. Prej 20 vjetësh ajo përgatit kostume popullore shqiptare. -Këtë profesion e kam mësuar nga nëna ime,- thotë ajo, pasi ka punuar rrobaqepse. Ka studjuar shumë për të . Ka marrë pjesë edhe në disa vende të botës ku ka paraqitur kostumet popullore shqiptare.

Të dielën që kaloi, datë 6 prill 2025, në mjediset e Universitetit të Harvardit, u zhvillua një veprimtari nga më të bukurat që kam parë gjatë 14 vjetëve që jetoj në Boston. Merrnin pjesë mbi 200 veta. Festohej një vjetori i krijimit të kësaj shoqate tok me grupin e polifonisë labe. Një vit është një moshë “fëminore” për një shoqatë, por për shtimin e rradhëve të saj dhe veprimtaritë që ka kryer, është një moshë pjekurie. Takimin e çeli moderatorja e talentuar, vlonjatja Greta Bajrami, e cila falenderoi për mirseardhjen e shqiptarëve që nga Shqipëria, Connecticut, New Yorku, Philadelphia, Florida, Michigani, New Hamshire, Pennsylvania Las Vegasi dhe Canadaja. Pastaj e mori fjalën “ i zoti i shtëpisë” Faton Limani, me origjinë nga Kosova dhe që është drejtues i studimeve të gjuhës shqipe në këtë universitet. Ai ka një bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me këtë shoqatë, por edhe me shoqata të tjera shqiptare, që veprojnë në Boston. Fatoni ka ndihmuar që disa veprimtari të zhvillohen në mjediset e këtij universiteti. Referatin kryesor e mbajti Rudina Bardhi, kryetare e degës së shoqatës “Labëria” në Boston. Ajo theksoi se shoqata jonë lindi nga dashuria për Labërinë. Ky është takimi i parë kaq i zgjeruar, që zhvillon dega e shoqatës sonë. Siç e dini shoqata “Labëria ” me qendër në Shqipëri, është shpallur “Nderi i kombit”. Më pas ajo  theksoi se ky është takimi i parë kaq i zgjeruar që zhvillon dega e shoqatës sonë. Nga një muaj në tjetrin, shoqata jo vetëm ka shtuar rradhët e saj, por ka zhvilluar veprimtari në disa qytete të Amerikës, ku pjesë e pandarë kanë qënë edhe këngëtarët e polifinisë labe.

“KUR DËGJOJ KËNGËT LABE, SYTË MË MBUSHEN ME LOTË.”

Ishte kjo një ndër fjalitë e bukura dhe plot emocion që gazetarja dhe shkrimtarja e shquar, Kozeta Zylo, që tha në referatin e saj “Polifonia labe, kryevepër e trashëgiisë gojore të njerëzimit.”Ajo është një vajzë labërie nga fshati Mezhgoran dhe qysh fëmijë është rritur me flladin e këtyre këngëve. Kozeta jo vetëm foli bukur, por edhe interpretoi sikur të ishte një aktore. Është kjo arsyeja që fjala iu ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Referati i saj duhet botuar veçan, por për këtë shkrim po veçoj vetëm disa copëza. Kënga labe është dëgjuar nga fëmijët qysh në barkun e nënës pasi ato i mëkonin fëmijët duke i vënë në gjumë me ninulla të kësaj krahine. Këngët labe nuk janë mësuar  në ndonjë shkollë, por janë mësuar në “shkollën” e popullit. Është një bino i mrekullueshëm i Universitetit të Havardit ku zhvillohet kjo veprimtari dhe degës së Shoqatës “Labëria”.Te ky universitet ka mësuar edhe Fan Noli. Polifonia labe është shpallur trashëgimi botërore dhe është regjistruar në UNESKO. Në këngët labe pasqyrohet historia e Labërisë. Në to i këndohet dashurisë, trimërisë, halleve e dhimbjeve. Ajo veçoi këngën për Bilbilenjtë ku ndër të tjera thuhet “ ndalu bej se nuk jam çanaku me dhallë\jam bilbili me pallë” etj. Ajo veçoi edhe këngët për Fejzo Arrëzën, Sali Nivicën, këngën “ Vajzë e valëve” të Neço Mukës. Veçoi tekstet e bukur të Lefter Çipës    për këngët, labe, etj. E mbylli referatin me një shprehje të Nolit:” Kur të vdes më përcillni me këngë labe.”

Grupi i këngëve labe i përbërë nga 10 veta dhe i veshur me kostumin popullor të krahinës, të blerë prej tyre, solli për të pranishmit oshëtimën e këtyre këngëve. Jehona dy këngëve që u kënduan në mjediset e Universitetit të Havardit, bëri që të“tunden” muret e tij. Këngët që u kënduan, ashtu si gjithë këngët e Labërisë, kishin një tekst të bukur.

JEHONA E KËNGËVE LABE

Grupi i këngëve labe i përbërë nga 10 veta dhe i veshur me kostumin popullor të krahinës, të blerë prej tyre, solli për të pranishmit oshëtimën e këtyre këngëve. Jehona dy këngëve që u kënduan  në mjediset e Universitetit të Havardit, bëri që të “tunden” muret e tij. Këngët që u kënduan , ashtu si gjithë këngët e Labërisë, kishin një tekst të bukur. Ja dy fragmente të tyre:” Vjosa gurgullon në male\Ç’i mban iso këngëve labe” dhe tjetra” Labëri moj hijerëndë\emri yt shkrirë në këngë.”, etj. Ata mblidhen shpesh e bëjnë prova që këngët të dalin sa më bukur e të kënaqin shikuesit. Kanë kënduar jo vetëm në Boston, por edhe qytete të tjerë të Amerikës. Kanë plot kërkesa dhe ata nuk mund t’ja prishin. Kënaqin shikuesit, por kënaqen edhe vetë duke i kënduar.

MJESHTRJA E PËRGATITJES SË KOSTUMEVE POPULLORE SHQIPTARE

Një e ftuar e veçantë kishte ardhur posaçërisht nga Shqipëria për këtë ngjarje. Ishte zonja Edlira Sulaj. Prej 20 vjetësh ajo përgatit kostume popullore shqiptare. -Këtë profesion e kam mësuar nga nëna ime,- thotë ajo, pasi ka punuar rrobaqepse. Ka studjuar shumë për të . Ka marrë pjesë edhe në disa vende të botës ku ka paraqitur kostumet popullore shqiptare. Para disa javësh ishte edhe në New York. Ajo bën rindërtimin e veshjeve tradicionale duke përdorur 36 teknika për përgatitjen e kostumeve shqiptare. Përgatit që nga opingat deri te bizhuteritë. I vjen mirë që xhubleta shqiptare është pranuar si pjesë e trashëgimisë botërore në UNESKO. Në ekran u shfaqën veshje të ndryshme të krahinave shqiptare sjellë prej saj. Në mbarim të bisedës , më tha:”Duhet ta mbajmë gjallë këtë traditë të bukur artizanale, pasi po vjen duke u venitur.”

Në kanunin e Labërisë ekziston shprehja e bukur:” Shtëpia ime është edhe e mikut dhe e Zotit.”Një pikturë e bukur me diçiturë “Kanuni Labërisë”, autori i saj piktori dhe skulptori, Ndriçim Bejko, i dhuroi kësaj shoqate. Piktura iu dorëzua sekretarit të shoqatës , Subi Cako. Ky tok me kryetaren Rudina Bardhi janë “motori” i shoqatës.

VALLET POPULLORE, NJË STOLI TJETËR E KËSAJ VEPRIMTARIE

Ato ishin njëra më e bukur se tjetra. Rradha e valleve filloi me grupin e fëmijëve të ardhur nga qyteti i Uorchesterit. Ky grup ka disa vjet që është ngritur. Ai drejtohet nga mjeshtri i valleve, Dhimitraq Demiri. Fëmijët me veshje popullore luajtën vallen e Tropojës si dhe atë të Osman Takës. Ndër të tjera në fjalën e tij Dhimitri tha se me grupin e fëmijëve ka shkuar kudo që e kanë thirrur. Grupi tjetër i valleve “Rrënjët shqiptare” kishte ardhur posaçërisht nga New Yorku. Për historinë e këtij grupi me mësuese Angjelina Nikën, foli Bedrana Duka. Grupi ishte ngritur me mbështetjen e Marko Kepit. Ky grup luajti vallen e Tropojës si dhe atë të gështenjave. Të dy grupet morën si “shpërblim” duartrokitjet e pjesëmarrësve dhe u fiksuan në shumë foto e vidjo.

KANUNI I LABËRISË

Pjesë e veprimtarisë ishte edhe “Kanuni i Labërisë”, për të cilin foli nëpërmjet vidiomesazhit, Prof.As.Dr.Zaho Golemi. Kanuni ka qenë gjithmonë në vëmendje të kryepleqve dhe kapedanëve të kohës. Për këtë kanun ka bërë një studim të veçantë Prof. Ismet Elezi dhe një botim prej 283 faqesh. Studjuesit thonë se i pari që ka mbledhur të dhënat për kanunin e Labërisë, është Papa Zhuli në shekullin e 11-të. Në kanun shprehet qartë filozofia popullore për t’u vetëqeverisur me drejtësi  sipas normave të së drejtës zakonore të rrënjosura në shpirtin e popullit. Kur nuk ekzistonte autoriteti shtetëror, komuniteti lab nuk ka jetuar në anarki, por ka zbatuar normat e të drejtës zakonore. Në kanunin e Labërisë ekziston shprehja e bukur:” Shtëpia ime është edhe e mikut dhe e Zotit.”Një pikturë e bukur me diçiturë “Kanuni  Labërisë”, autori i saj piktori dhe skulptori, Ndriçim Bejko, i dhuroi kësaj shoqate. Piktura iu dorëzua sekretarit të shoqatës , Subi Cako. Ky tok me kryetaren Rudina Bardhi janë “motori” i shoqatës.

NJË BUQETË PËRSHËNDETJESH NGA LARGAta që nuk mundën të merinin pjesë në veprimtari, kishin dërguar përshëndetje. Në emër të kishës së Shën Gjergjit përshëndeti Dhimitraq Demiri. Përshëndetjet e tjera ishin nga Shoqata “Bijtë e shqipes” në Philadelphia, teqeja e “Baba Rexhepit” në Michigan, Shoqata “Ulqini “ në New York si dhe ajo “Labëria” në Shqipëri. Në këto përshëndetje vllazërore vlerësohej puna e degës së Bostonit dhe uronin për veprimtari të tjera në të ardhmen. Gjatë veprimtarisë u bënë shumë fotografi e vidjo, por do veçoja punën e mjeshtrave të kësaj fushe si Qemal Zylo, bashkthemelues i shkollës shqipe “Alba life” në New York tok me Kozetën, bashkëshorten e tij. Do të veçoja edhe punën e bukur të dy profesionistëve të tjerë, Bujar Veseli dhe Ardian Murraj.

NË VEND TË MBYLLJES

Me veprimtarinë e bukur që zhvilloi Shoqata “Labëria” dega Boston, tregoi se çfarë mund të bëjnë emigrantët shqiptarë për të ruajtur dhe përcjellë ndër breza traditat dhe kulturën e popullit tonë. Këto arrihen po qe se ata (o) do të jenë të bashkuar, po të aktivizohen, të mos kenë xhelozi për njëri-tjetrin, mos kenë grindje për politikën siç ndodh disa herë edhe në emigracion. Kjo veprimtari dhe të tjera që ka bërë kjo shoqatë, janë një shkollë e veçantë, pa mësues dhe pa klasa. Le të mësojmë nga kjo shkollë!

Boston 6 prill, 2025

***

Telegram urimi i Kryetarit të Shoqatës Labëria, z. Agim Çiraku


E nderuar Zonja Rudina!

Ndihem shumë i nderuar dhe i vlerësuar për ftesën që më keni bërë mua si Kryetar i Shoqates Labëria “Nderi i Kombit” dhe miqve të mi për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë të Shoqatës Labëria të degës së Bostonit. Kam ndjekur me vëmendje krijimin dhe aktivitetet e degës suaj dhe me të vërtet jam befasuar dhe impresionuar. Puna dhe përgjegjshmëria që ju ka karakterizuar në një kohë kaq të shkurtër, tregojnë përgjegjësinë tuaj atdhetare, që rrallëkush mund ta bëj në kushtet e emigracionit. Por koha për ardhjen tonë mes jush, ishte e pamjaftueshme për t’u paisur me vizë Amerikane mbasi i bëmë të gjitha përpjekjet. Na vjen vërtet keq që nuk do të jemi pjesë e këtij Eventi që e dimë që do të jetë shumë i bukur dhe shpresojmë që, të jemi pjesë në evente të tjera duke menduar që të nisim më përpara me përgatitjet e dokumentave. Shpresojmë dhe besojmë se të gjithë aktivitetin që do të kryeni të na e dërgoni me të gjitha materialet për ta pasqyruar në gazetën “Labëria “. Ju tashmë jeni pjesa jonë më aktive në emigracion dhe do të keni vëmendjen dhe mbështetjen tonë të pakufizuar.  Ndihemi krenar me punën në shërbim të çështjes kombëtare që rrallkush e bën në kushtet e emigracionit. Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar suksese në aktivitetin tuaj dhe suksese në punë dhe në jetë së bashku me familjet tuaja.

Me respekt

Agim Çiraku

Kryetar i Shoqatës Labëria, “Nderi i Kombit”, Tiranë