Laura Croix, 31 vjeç, mbrëmjen e 13 nëntorit, ishte në sallën e teatrit të Bataclan në Paris. Ajo është qëlluar gjashtë herë në gjoks dhe bark, gjatë sulmit terrorist dhe si pasojë e kësaj i është nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale, duke përfshirë edhe një trakeotomi.
Gruaja, prej plagëve të marra në trup, mbeti në koma për dy javë. Më pas u zgjua dhe tani është në gjendje që të flasë. Në gazetat franceze, Laura, që është këngëtare e grupit “The Trap”, është quajtur “Mrekullia e Bataclanit”.
Në faqen e Facebook-u të grupit në fjalë, lexohet:-“ Përshëndetje të gjithëve! Laura është akoma në terapi intensive, por ka nisur që të flasë. Është e lodhur dhe ka nevojë për pushim. Kanë qenë të shumtë në numër, ata që kanë pyetur se si mund ta ndihmojnë. Shpenzimet mjekësore janë marrë përsipër nga shtetit, por asaj i duhen paguar protezat dhe trajtimet e ndryshme. Kur të marrim vesh se si do t’i përdorim fondet, do të bëjmë një fushatë grumbullimi në faqen e grupit. Edhe një herë faleminderit për mbështetjen!”.
Nëna Danielle, jep informacione për gjendjen e vajzës së saj. “Më pyeti nëse isha mirë dhe ku ishte babai i saj. Mu desh që t’i shpjegoja që ishte në spital”, tha gruaja për gazetën “La Voix du Nord”. Babait të saj, kur mori lajmin se vajza është plagosur rëndë në masakrën e Parisit, iu zhvillua një ulcerë.

















