Edicioni i 13-të i Kinematografisë Shqiptare

528
Sigal

 Një festival model, edhe pse buxheti për të është modest

 Eventi më i rëndësishëm i filmit, i cili këtë vit merr një domethënie më të veçantë pasi përkon me 100- vjetorin e Shtetit Shqiptar, është edicioni i 13-të  i Kinematografisë Shqiptare, që rikthehet pas gjashtë vitesh. Festivali Kombëtar i Filmit,  pritet që ta kthejë Tiranën në qendër festive për kineastët shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas si dhe për gjithë artdashësit shqiptarë kudo që ndodhen. Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, Artan Minarollit, gara do të zhvillohet nga 3 deri me 9 nëntor. Me një kalendar tashmë të përcaktuar,  pasi sapo është zhvilluar edhe hedhja e shorteut gara është konceptuar e ndarë në seksione. Tek filmi me metrazh të gjatë do të konkurrojnë 15 prodhime vendase nga viti 2007 e deri ne 2012, kryesisht tituj të njohur e të parë nga publiku. Për përzgjedhjen e filmit fitues dhe aktorëve më të mirë do të ketë dy juri për t’i dhënë një frymë sa me ndërkombëtare festivalit të filmit, edhe përzgjedhja e jurisë do te jetë, tre anëtarë të huaj, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova.  Rruga pedonale, e cila bashkon Teatrin Kombëtar dhe kinemanë aty pranë është vendi, ku do te zhvillohet festivali. Edhe pse ende te pakonfirmuar, organizatorët shprehen se presin të kenë të ftuar special në këtë edicion të 13 të festivalit të filmit. Robert de Niro, Raul Bova ose Roberto Beninji janë tre nga emrat e kontaktuar. Megjithëse buxheti është problematik, organizatorët thonë se do të zhvillojnë një festival model me prodhimet më të mira shqiptare që nga viti 20067e këtej si dhe me prodhime kinematografike nga Kosova dhe Maqendonia. Festivali, i cili rikthehet pas disa vitesh mungesë është mirëpritur jo pak edhe nga kineastët shqiptarë. Më herët dy regjisorë të njohur të kinematografisë shqiptare Mevlan Shanaj dhe Bujar Alimani kanë pohuar se, ky festival do të jetë një eveniment i rëndësishëm, i cili do të ballafaqojë prurjet e kinematografisë shqiptare. Nga QKK është bërë e ditur se po përpiqen të bëjnë një festival model, ashtu siç organizohet në Europë dhe kudo, me shumë të ftuar që pritet të jenë emra të njohur dhe për këtë kanë filluar bisedimet edhe me ambasadat e huaja në vendin tonë, por dhe pse është menduar si një prej momenteve më të rëndësishme kjo gjë sigurisht që kërkon dhe një faturë jo të vogël financiare. Deri më tani është i garantuar vetëm buxheti prej 7 milionë lekësh të reja që QKK-ja ka çelur për këtë festival, ndërkohë që po kërkohen edhe mbështetje të tjera institucionale, ku e rëndësishme është ndihma nga Komisioni Shtetëror i Festimeve. Duke qenë se fondi i projekteve menaxhohet nga QKK-ja, ka thënë drejtori i QKK-së, Artan Minarolli, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, ndonëse çdo vit ka probleme. Në fakt ne kemi vazhdimisht presion të madh nga kineastët për të mbështetur realizimin e filmave të rinj, sepse ai është prioriteti i qendrës. Por ne duam ta bëjmë këtë festival të traditës tonë.