Drejtorët e teatrit shërbëtor të kryeministrit

2156
Sigal

Flet kritiku i artit Mexhit Prencci:

Jam  kundër vështrimit me syrin e njerkës të krijuesve të dramaturgjisë sonë kombëtare. Drejtuesit e teatrit të emëruar nga qeveria janë nga ata pakurrizorët që lozin rolin e shërbëtorit. E huaja nuk mund të zërë kryet e vendit në atdheun tonë

E huaja sado të jetë më e mirë, nuk  mund  të zërë kryet e vendit në atdheun tonë

KUNDËR VËSHTRIMIT ME SYRIN E NJERKËS TË DRAMATURGJISË SONË KOMBËTRARE

Drejtorët e teatrit të emëruar nga kryeministri janë nga ata pakurrizorët që lozin rolin e shërbëtorit.

MEXHIT PRENÇI, kritik arti

1

Në realitetin e sotëm teatror dramaturgjia kombëtare nga disa shihet me syrin e njerkës, nga ca të tjerë përbuzet, nga regjisorët delirantët refuzohet. Filozofia e kombëtares në teatër sfidohet nga moskuptimi  se pa dramën, komedinë dhe tragjedinë, me përmbajtje nga realiteti ynë, rrezikohet ekzistenca e teatrit kombëtar. Kjo është  e vërtetë si 2 + 2 = 4. Vetëm kur   teksti i  veprave  & regjisura e aktrimi të flasin shqip, teatri kombëtar mund të përparojë, të zhvillohet dhe konkurrojë  në teatrin evropian me siglën Teatri “MADE IN ALBANIA”,

2

Sipas kësaj kuptimësie teatri ynë është e domosdoshme të kultivoje dhe zhvillojë dramaturgjinë dhe regjisurën kombëtare  me veçoritë specifike, me fizionominë, psikologjinë dhe karakterin kombëtar çka  përkushtimi duhet të jetë maksimal për rritjen e profesionalizmit  me synim nivelin e lartë të dramave. komedive e tragjedive dhe të regjsurës, aktrimit, skenografise dhe muzikës nga kompozitorët tonë.

3

Në realitetin e sotëm teatror veprat dhe kryeveprat e dramaturgjisë botërore dhe  spektaklet e tyre me autorë dhe regjisorë të mëdhenj kanë “pushtuar” skenat e teatrove tona. Urtaku do të thoshte: “ E huaja sado të jetë më e mirë, nuk  mund  të zërë kryet e vendit në atdheun tonë”. Kjo do të thotë që me dramaturgjinë dhe regjisurën evropiane dhe botërore, të ndërtohet një raport që nuk e dëmton  dramaturgjinë tonë, përkundrazi ajo të shërbejë si një shkollë për dramaturgët   dhe regjisorët tanë, për të mësuar dhe rritur e përsosur profesionalizmin e tyre. Drejtuesit e teatrove dhe regjisoret, për arsye që do t’i them më poshtë, kanë krijuar një raport jo të drejtë  të vënies në skenë  të  dramës shqipe me dramat e huaja. Ky raport aktualisht është  pesë më një, në favor të veprave të dramaturgjisë botërore !!!…

4

Lind pyetja pse ndodh kjo? Sipas meje janë disa shkaqe; S ë p a r i, drejtorët e teatrit të emëruar nga kryeministri i tanishëm dhe ish-kryeministrat janë nga ata pakurrizorët që lozin rolin e shërbëtorit. Kjo   përzgjedhje është bërë për arsye se Njëshat e fronit të lartë nuk e duan tetarin dramatik i cili është artileri e rëndë në kritikat ndaj çdo pushtetit absolut. Së  d y t i, nga deliro-mania e disa regjisorëve të cilët nuk njohin vetveten dhe përzgjedhin   kryeveprat e dramaturgjisë botërore vënë në skenë nga regjisorë të mëdhenj që të bëhen të famshëm, duke kopjuar e vënë në skenën e teatrit tonë sipas platformave të tyre çka janë hije e tyre. Së t r e t i, vartësia  e teatrove nga ministrat e ministreshat e kulturës sipas modelit te kohës pa liri të socializmit.

5

Për të siguruar repertorin e teatrove me vepra te dramaturgjisë sonë kombëtare, kjo nuk është e pamundur nëse vetëdijesohen regjisorët se pa dramë, komedi dhe tragjedi kombëtare nuk ka teatër kombëtar. Kjo do të sillte bashkëpunimin me dramaturgët e komediografët që është çelësi i suksesit për kultivimin dhe zhvillimin e dramaturgjisë sonë kombëtare. Ministria e Kulturës mban përgjegjësinë kryesore për mosprogramimin e strategjisë të  filozofisë së kombëtares në teatër dhe të përcaktimit  të raporti  5 me 3 drame e huaj me drame shqipe dhe jo 5 me 1, siç  praktikohet aktualisht nga teatrot tona.. 

6

Mendoj se për sigurimin e repertorit të teatrit me vepra kombëtare janë të rëndësishme:  a) Krijimi i shoqatës së dramaturgëve. b) Funksionimi  i Sektorit të Repertorit me një dramaturg dhe një kritik, si qendër për të hulumtuar, studiuar dhe gjykuar veprat e autorëve dhe më të mirat t’ua rekomandojnë regjisorëve. c) Bashkëpunimi regjisor- dramaturg për ripunimin dhe inskenimin e veprës. ç) Mbështetja në tradite te modeli i suksesshëm i bashkëpunimit të regjisorit Pirro Mani me Loni Papën, Mihal Luarasi me Shpëtim Ginën, Serafin Fanko me Fadil Krajën, Gëzim  Kame me Ruzhdi Pulahën. d) Dramatizimi i veprave në prozë, të cilat shpresojnë për t’u shndërruar në vepra skenike. dh) Rivënia në skenë e veprave të dramaturgjisë së realizmit socialist, me një optikë të re regjisoriale duke mënjanuar faktorët jashtë-letrarë: politizimin, ideologjizimin dhe sociologjizmin vulgar, ku elementet groteskë, komikë dhe satirikë  të përshkojnë të gjithë përbërësit e spektaklit

 7

Aplikimi i filozofisë së kombëtares në teatër, siç theksova  më sipër,  bën të fryjë erë e re, atmosferë e ngrohtë dhe besim te njeri-tjetri regjisor-dramaturg.  Sipas meje organizimi i konkurseve  një herë në tre vjet me vepra të dramaturgjisë sonë: dramë, komedi, tragjedi, pjese teatrore ne një akt, monodrama e të tjera forma të teatrit total, është një qasje që  do të sillte  vepra  me vlera, që autorët e talentuar do bënin diferencën dhe regjisorët me kënaqësi do të bashkëpunonin e t’i inskenonin veprat e tyre.

8

Theksoj se për kultivimin dhe zhvillimin e veprave të dramaturgjisë sonë Teatri Kombëtar  mban barrën e përgjegjësisë: për krijimin e një atmosfere dhe klime të ngrohte ku dramaturgët, regjisorët, kritikët studiuesit dhe specialistët më të mirë, t’u krijofshin kushte që në teatër ta ndjenin veten si në shtëpinë e tyre… Kjo do nxiste e inkurajonte dramaturgët të shkruajnë komedi, dama e tragjedi, pa kompleksin nga veprat e kryeveprat dramaturgjisë botërore. Urtaku do të thoshte: “Gjunjët shtrihen sa ke joganin.”  Bukë gruri do të gatuajmë  nëse kemi miell gruri, po kur nuk kemi miell gruri do të gatuajmë miellin e misrit; pa ngrënë nuk mund të rrimë”. Thënë figurativisht ne do të krijojmë atë që është e jona: dramën dhe komedinë shqiptare, regjisurën, skenografinë dhe aktrimin shqiptar, çka do të thotë të jemi ata që jemi: origjinal, dhe me identitet kombëtar të spikatur. Dhe kurrë hije e të tjerëve.

10

Publiku  artdashës kënaqet jo vetëm me veprat e huaja, por edhe me veprat tona ku në fokus kritik është pasqyrimi i realitetit shqiptar me të mirat dhe të këqijat e tij.  të cilat i prek dhe përjeton. Ai do të shoh në skenë personazhe të ndryshme  me psikologjinë, karakterin kombëtar dhe me gjuhën e bukur shqipe që paraqesin  problemet, konfliktet, dramat dhe hallet që bartin njerëzit dhe kënaqen me mënyrën si stigmatizohen e fshikullohen dukuritë negative të jetës me humor e satirë,  ku ai merr kënaqësi artistike dhe estetike dhe në të njëjtën kohë mesazhet  e refuzimit të së keqes….

***

Regjisorët që  vënë  në skenë veprat e dramaturgjisë sonë, promovojnë talentin e tyre  dhe sfidojnë veten regjisoriale nga plagjiatura e spektakleve të regjisorëve te huaj ku ishin hije e tyre.

11

Vështrimi kritik ndaj dramaturgjisë sonë që shihet me syrin e njerkës siç e artikulova  më sipër, nuk më errëson që të mos shoh edhe vlerat e veprave të dramaturgëve dhe regjisoreve tanë. Ndër dramaturgët më aktiv e prodhimtar gjatë këtyre dy dekadave vendin e parë e zënë  Stefan Capaliku dhe Bashkim Hoxha me drama e komedi realisto-moderne. Shquhen edhe Ruzhdi Pulaha, Ekrem Kryeziu, Mihal Luarasi, Fadil Kraja, Ferdinad Hysi, Orion Kame etj. 12

Në rrafshin e regjisurës shquhen Altin Basha për inskenimin realisto-modren të dramës “Allegretto Albania” të Stefan Capalikut që mori çmimin e parë ne Festivalin “Dramat e reja” nga Europa. Ndërsa Mehmet  Xhelil  për vënien në skenë skenë të tri pjesëve me një akt të Kristo Foqit duke krijuar një spektakël unik, nëpërmjet vështrimit regjisorial, përpunimit të tekstit dhe shprehjes tropologjike të mendimeve dhe kumteve për t’i folur edhe kohës sonë.  Shpresoj të rivërë në skenë edhe ndonjë vepër të realizmit socialist me një optikë të re rivlerësuese duke e zhveshur nga faktorët ideologjik, politik dhe të socrealzimt vulgar, për të thënë me gjuhën mizanskenike atë që s’është thënë, siç bëri Ervin Culi me dramën “Hijet e Natës” Te Vedat Kokonës – që ç’mitizoi mitin e lirisë alibiste. Ndërsa regjisori i shquar Gëzimi Kame  ka një kontribut, të veçantë, unik do të thosha,  me vënien në skenën e Teatrit Kombëtar dramat e Ruzhdi Pulahës “Mësuesi i letërsisë” dhe “Shkallët” që soli me guxim RISI, si në regjsurë dhe në qëndrimin kritik ndaj realitetit socialist.

KONKLUZË

Filozofia e kombëtares në teatër është domosdoshmërinë për zhvillimin e dramaturgjisë dhe regjisurë kombëtare, që të rrisë cilësinë artistike. për të konkurruar  ne teatrin europian me veprat e dramaturgjisë sonë kombëtare,  ku të spikasë origjinaliteti,  veçoritë specifike, psikologjia, zëri unik individualiteti dhe karakterit kombëtar.

FTOJ regjisoret dhe regjisoret e të gjitha moshave,  sidomos ata me magjistraturë dhe doktoraturë që të organizohen e të krijojnë një Lëvizje të Re, të fuqishme  duke sfiduar skeptiket, nihilistët, delirantët   dhe drejtorët e politizuar që kjo Lëvizje  te shpërndajë dritë edhe në errësirë, që drama dhe komedia shqiptare të gjejë vendin e merituar në teatrin tonë.   Shpresoj dhe besoj te aftësitë e tyre profesionale, tek maturia, pjekuria dhe dituria që është çelësi që mund të ndërgjegjësojë edhe  ata që janë arratisur nga nga filozofia e kombëtares në teatër .