Dil, o Nano në mejdan!

622
Sigal

1

Nano po e ke vërtet,

Dil or dil në selamet,

Turbulloje sërish lumin,

Që në breg të nxjerrësh llumin!

 

2

Turbulloje more burrë,

Ndryshe nuk pastrohet kurrë,

Nuk pastrohet me magji,

Kjo kolere e pocaqi!

 

3

Hiç mos u fikso te Rama,

Se atij i ka rënë flama,

Po ngri popullin në këmbë,

Luaj fort e luaj rëndë!

 

4

Rrugë e re për t’u bitisur,

S’niset me këpucë të grisur,

S’kalohen ato gremina,

Me këpucët vrima vrima!

 

5

Dhe ti e kupton patjetër,

Rama është këpucë e vjetër,

Ke përvojë e ke talent,

Krijo tjetër detashment!

 

6

Krijo kundër maskarenjve,

Ti Partinë e fukarenjve,

Se ata shumica janë,

I dalin lumit matanë!

 

7

Po e ke me të vërtetë,

Dil mor dil se nuk humbet,

Dil e hidh të parat hapa,

Gjithë vendin e ke nga mbrapa!

 

8

Gjithë njerëzit i ke me vete,

Shkumëzojnë porsi dete,

Ngrihu se ka vdekur frika,

Gjer në kockë ka vajtur thika!

 

9

Gjithë mbas teje do thërrasin,

Se nuk kanë me ç’të humbasin,

Që të gjithë mirë e dinë,

Do humbasin varfërinë!