Dietat mund të shkaktojnë depresion

533
Përgjithësisht dietat kërkojnë që të heqësh dorë nga buka, makaronat, karbohidratet etj, duke i zëvendësuar me produkte me më pak kalori, por kjo sjell disa ndryshime jo të këndshme.

Dietologia australiane, Lyndi Cohen thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet ndryshojnë në mënyrë drastike, pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.

“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të kalojë depresion. Kjo është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve.

Nëse reduktoni karbohidratet dhe për pasojë përjetoni ankth dhe ndjenja depresive, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për t’u kujdesur për veten” – shprehet Cohen.
Sigal