Benardi dhe Xheni: Ne do ta fitojmë “Dance with me”

990
Për ata që nuk e kanë ndjekur Big Brother 9, Xheni dhe Benardi janë dy 21-vjeçarë që janë njohur dhe dashuruar aty. Marrëdhënien e tyre është shumë e veçantë, ata shumicën e kohës, grinden, mbajnë mëri të kota dhe kthehen përsëri bashkë në portin e qetë të një përqafimi dhe dashurisë. Benardi dhe Xheni janë aq simpatikë, si heronjtë e telefilmave për të rinj, publiku është dashuruar me ta dhe do t’i shohë bashkë. Por kjo sigurisht është në dorën e tyre. Ata tashmë janë të angazhuar në emisionin “Dance with me”, ku kërkon një angazim të madh dhe i merr pothuajse të gjithë kohën çiftit. Benardi e Xheni shprehen se, ata po kalojnë një tjerët eksperiencë të bukur që po e shijojnë pa fund. Xhemi me theksin aq interesant lezhjan të përzierë me italishten na zbulon e disa pasione të sajat si p.sh atë të tatuazhit “Kam 6”, thotë ajo. Ndërsa Benardi asnjë. “Po ku i dihet, ndoshta tjetrin e bëjmë bashkë”, shton Xheni duke buzëqeshur, gjë që s’i mungon në asnjë moment. Ata janë thuajse kudo bashkë, edhe pse ndryshe nga e dashura, Benardi e ka në Shqipëri jetën, angazhimet, miqtë, familjen dhe, sigurisht, që të gjitha këto tani i marrin më shumë kohë sesa kur jetonin të dy brenda shtëpisë së BB. Prej këtyre jetëve erdhën ata në BB…Pjesën tjetër, pse vendosën të hyjnë aty, si nisën të pëlqeheshin, si është jeta e tyre tani, çfarë mendojnë të bëjnë me historinë që kanë nisur, cila është e vërteta e “bashkëjetesës”, “fejesës”, “ndarjeve”, dhe eksperiencën në “Dance with me” na e tregojnë në këtë intervistë të gjatë e të këndshme. 

Mendoni se do ta fitoni ju spektaklin ‘Dance with me’ ? Dhe, nëse s’e fitoni ju kush mendoni se e meriton nga çiftet e tjera?
Benardi: Pa diskutim që ne do ta fitojmë këtë spektakël, jemi të parët, por edhe nëse s’e fitojmë ne, jam në dilemë mes Meritonit dhe Rovenës, Trimit dhe Xhensila. 
Xheni : Po pse të mos e fitojmë, ne nuk kemi asgjë më pak se të tjerët, thjesht kemi më shumë se të tjerett se kemi dy zemra bashkë dhe ne jemi pa diskutim fituesit . 

Benard, si ju erdhi ftesa për të marrë pjesë në ‘Dance with me’? 
Benardi:Normalisht që nga produksioni, por na folën shumë mirë na i bën gjërat shumë të qarta. Ishte një pritje shumë e ngrohtë dhe ne ndjehemi mirë kur kërcejmë. Dhe ftesa na erdhi çift. 

Xheni: Ne ndjehemi shumë mirë në skenën e “Dance with me”, është një tjetër eksperiencë shumë e bukur. 

Çfarë ka ndryshuar te ju, nga dalja e Big Borther, deri tani? 
Benardi:Shumë gjëra janë ndryshe sepse brenda shtëpisë së Big Brother jan ndryshe, pasi nuk kemi shumë aktivitete, aty nuk ka shumë llojshmëri gjërash, thjesht jemi brenda katër faqeve të murit nën vëzhgimin e kamerave, është shumë ndryshe kur del jashtë, ke shumë njerëz, ke fansa, gjen ngohtësi nga disa njerëz, ke shumë intervista, je në kontakte të shumta, në aktivitet të tryshme. 
Xheni: Përveç faktit që tashmë njerëzit na njohin në rrugë, nuk ka ndryshuar asgjë. Bëjmë një jetë normale.

Ndërkohë si po shkon lidhja juaj? A keni menduar për të hedhur një hap tjetër në marrëdhënien tuaj apo po e shijoni këtë fazë? E kam fjalën për Fejesë ?
Benardi: Jo ende s’jemi gati. Po e shijojmë shumë këtë fazë, nuk kemi menduar për të avancuar më shumë në lidhjen tonë. Do shikojmë më vonë se çfarë do të ndodhë, sesi do të ecë lidhja, pastaj do vendosim bashkë. 
Xheni: S’e kemi diskutuar këtë gjë ende, kemi për të rregulluar shumë gjëra besoj midis nesh. Do më kishte pëlqyer të fejoheshim, por fillimisht duhet të njihemi akoma më shumë. Më vonë, pse jo. 

Për Xhenin ndien dashuri, simpati, pëlqim? 
Nuk e di mirë, të gjitha bashkë. Kur jam me të ndihem shumë mirë. Ndërsa kur ajo largohet, më merr malli. Dashuri i bie të jetë. 

Po ti Xheni çfarë ndien për Benardin? 
Aty afër dashurisë… sepse nuk kam qenë e dashuruar, është hera e parë që ndihem kështu dhe më duket sikur kam shumë vite me të.

Që ta sqarojmë një herë e mirë, ju bashkëjetoni me njëri-tjetrin? 
Benardi e Xheni: Po ne jetojmë bashkë . 

Për kohën që rrini në një shtëpi, i keni ndarë punët?Kush gatuan? Po rrëmujë kush bën më shumë? 
Xheni: Normal punët e shtëpisë e gatimi i takon nuses, por kur kam nevojë për ndimë që mungon ndonjë gjë apo diçka që unë s’mundem, Benardi i bën. 
Benardi: Normal që e ndihmoj për çdo gjë që Xheni ka nevojë. 
Xheni: Rrëmujaxhiu më i madh është Benadi ( qesh) 
Benardi: Jo jo Xheni bën rrëmujë e kthen shtëpinë përmbys, por e rregullon po vetë (Qesh) 
Për çfarë zihen me shumë Benardi dhe Xheni, dhe kush e nis i pari sherrin? 
Xheni: Sa të duash sherre pa fund, unë e nis e Benardi e zbut gjithmonë situatën. 
Benardi: Nuk ka paqe (qesh). Është e njëjta lidhje me zënka, por në fund të ditës, me shumë dashuri. Po ç’të bëj duhet me patjetër që njëri t’i zbusë gjërat.

Po pasi ziheni, kush afrohet i pari?
Xheni: Benardi vjen i pari. 
Benardi: Jo jo Xheni afrohet.

Benard para ca ditësh ti ke hedhur një foto të Xhenit me barkun paksa të fryrë që u komentua se Xheni ishte shtatzënë, cila është e vërteta e kësaj fotoje? 
Benardi: Mua nuk më kujtohet fare. 
Xheni: Ishte një foto e bërë pasi kemi ngrënë darkën dhe unë isha e shtrirë dhe më dukej pak barku i fryrë, po jo, nuk jam shatëzanë. 

Kush dashuron më shumë nga ju të dy? 
Xheni: Benardi. 
Benardi: Më shumë dashuron Xheni.

Kush është më xheloz? 
Xheni: Benardi. 
Benardi: Jo ç’thua ti, Xheni është më xhelozja.

Benard a i ruani miqësitë me banorët e tjerë, jashtë shtëpisë së Big Brother? 
Benardi: Jo me të gjithë, pasi nuk kemi pasur marrëdhënie të mira me të gjithë. 
Xheni: Normal që nuk kemi marrëdhënie me të gjithë, me disa nuk kemi pasur fare që në shtëpinë e Big Brother-it, kështu që kemi krijuar miqësi me dy tre, me pak fjalë, kush e ka merituar shoqërinë tonë e ka . 

Si janë marrëdhëniet e Benardit me familjen e Xhenit dhe të Xhenit me familjen e Benardit? 
Benardit: Një raportr shumë i mirë e kam thënë dhe herë të tjera, kam qënë në familjen e Xhenit më kanë pritur shumë mirë, jam ndjerë sikur kam vite që i njoh, më kanë dhënë shumë ngrohtësi. Xheni: Kam qënë shumë herë në Laç dhe kam të njëjtin mendim për familjen e Benardit, ka dy prindër të mrekullushëm, kam njohur motrën, vëllain janë të mrekullishëm. 

Era Çela
Sigal