Vepra e Da Vinçit në ankand për 100 milionë dollarë

599
Është shitur për vetëm 50 euro në vitin 1958 dhe tani vlen 100 milionë dollarë. Vepra e Leonardo Da Vinçit “Salvator Mundi”, një pikturë vaji e Jezu Krishtit, është konsideruar si rizbulimi më i madh artistik i shekullit të 21-të.
Vepra është ekspozuar në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër, përpara se të shitet në New York muajin e ardhshëm. “Salvator Mundi” është e vetmja piktura që ka qenë pronësi private e piktorit.
Piktura daton rreth vitit 1500, rreth të njëjtës periudhë kur Da vinçi pikturoi “Mona Lisën”. Piktura u regjistrua për herë të parë gjatë mbretërimit të Mbretit Charles I (1600 – 1649) dhe më pas u zhduk nga viti 1763 deri në 1900.
Sigal