Bashkim Koçi promovon librat ‘Tregoj për Prishtën’ dhe ‘Shkëmbi i Sherrit’

Sot në orën 17:00 në katin e tretë në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës

 Publicisti dhe shkrimtari i njohur Bashkim Koçi, promovon sot në qytetin bregdetar të Durrësit dy librat e tij të fundit, përkatësisht ‘Tregoj për Prishtën’ dhe ‘Shkëmbi i Sherrit’. Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet sot më datë 16 dhjetor 2014, ora 17:00 në sallën e katit të tretë të Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’ të qytetit bregdetar të Durrësit. Në këtë takim, pritet të jenë të pranishëm kolegë e  bashkëqytetarë të autorit, krijues vendas, miq e kolegë që do të udhëtojnë drejt Durrësit enkas për këtë qëllim, etj…

Sigal

Takimi promovues organizohet Shoqata ‘Tomori’, dega Durrës, anëtarë të shumë të së cilës do të jenë në promovimin e dy librave të autorit Bashkim Koçi.

Autori Bashkim Koçi është një emër i njohur në publicistikën shqiptare, njeri me përvojë të gjatë në gazetarinë e shkruar dhe në jetën shoqërore. Është autor i shumë artikujve publicistikë, problemorë, informacioneve shumë planëshe, si dhe i disa librave. Dy librat e fundit që promovohen sot në Durrës jo vetëm spikasin për nivel profesional, por shënojnë dhe një arritje të re në krijimtarinë e autorit. Në librin ‘Shkëmbi i Sherrit’, mes shumë materialeve të tjera, intervistave, portreteve, përshkrimeve, skicave të ndryshme, ndodhet dhe një intervistë e gjatë e ikonës së letërsisë shqiptare Dritero Agolli lidhur me njohjet dhe lidhjet e tij me Skraparin dhe skraparllinjtë.