Uji, si na mbron nga sëmundjet dhe vlerat kurative që na ofron

510
Sigal

Artriti, madje edhe sëmundjet e zemrës janë sëmundje serioze të cilat ndikojnë në miliona njerëz, por mund ti shmangni nëse pini mjaft ujë

Tetë gotë ujë në ditë, jo vetëm mund të mbajnë larg mjekun, por mund të bëjë mrekulli me organizmin tuaj dhe të mos e njohë kurrë sëmundjen. Në javën botërore të ujit të pijshëm, ISHP ka publikuar edhe një përmbledhja se cilat janë të mirat që na vijnë nga uji i pijshëm, por edhe sëmundjet që mund të marrim prej tij.

Cilat janë vlerat e ujit në shëndetin tonë?

Sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55 për qind deri në 78 për qind ujë në varësi të madhësisë së trupit. Si rregull pranohet se 2/3 e trupit përbëhet nga uji, i cili është komponenti kryesor i trupit të njeriut. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike. Sepse uji: transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza; ndihmon në procesin e metabolizmit; mbron organizimin tonë jetësor; ndihmon organet tona për të absorbuar ushqyes të mire; rregullon temperaturën e trupit; heq helmet; mbron dhe lagështon artikulacionet tona.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf