Aktorja e famshme shton peshë, bie në depresion

685
Ajo është konsideruar një nga femrat më të bukura në botë. Por Charlize Theron i ka humbur linjat e saj trupore dhe është shëndoshur. 

Bukuroshja 41-vjeçare ka shtuar peshë dhe ndryshoi pamjen e saj të jashtme për filmin e saj të fundit “Tully”. Duke folur për Variety, aktorja është shprehur se e ka përjetuar shumë keq pamjen e saj të re dhe iu është dashur të konsultohej me mjekë dhe psikologë për të dalë nga gjendja depressive.

“Sheqeri më futi në depresion dhe u sëmura pasi nuk mund të humbisja dot peshë,”-shpjegon ajo. “I thashë doktorit tim se isha duke vdekur.”

Charlize luajti rolin e një nëne të tre fëmijëve dhe e përfshiu veten tërësisht në rol.

Sigal