Universiteti i Tiranës rrit kuotat. Tarifat mbeten të njëjta

559
Universiteti i Tiranës do të presë në auditorët e tij 6444 studentët për ciklin e parë të studimit. Rritje 5-7% krahasuar me një vit më parë; ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni sqaron ndarjen e tyre.

Koni u shpreh se numri i studentëve me kohë të plotë është 6444 studentë, i ndarë në disa kategori: 

Qeveria ende nuk ka miratuar tarifat e studimit për ciklin e në nivel kombëtar, por për ciklin e dytë, atë të masterit senati i universitetit vendosi në mbledhjen e fundit tarifa të pandryshueshme krahasuar me vitin paraardhës.

“I garantoj të gjithë studentët në emër të Senatit të Universitetit të Tiranës që tarifat e studimit do të jenë të njëjta si të vitit paraardhës, të pandryshueshme që t’u jepet mundësi studentëve për të vazhduar studimet. Nuk ka asnjë ndryshim të formulës së pranimeve në universitete. Kushti i parë është mesatarja mbi 6 për të vijuar më pas me mesataren e tre viteve të shkollës së mesme, provimet e maturës shtetërore dhe të grup lëndëve të profilit”, përfundoi Koni.
Sigal