14-vjeçarja shqiptare fiton çmimin e parë në Turqi

722
Sigal

Albana Bajraktari ia doli të renditet e para mes 30 konkurrentëve në edicionin e katërt të ”Golden Star Kids International”, të mbajtur këtë tetor në Turqi.

14-vjeçarja shqiptare, mori çmimin e parë për kanto teksa u vlerësua pozitivisht edhe në gjini të tjera. Me kurorën e çmimit në kokë dhe flamurin shqiptar në supe, Albana u prit ashtu si fituesit e meritojnë.

“Jam akoma e shokuar se nuk e prisja. Kam punuar shumë me këngët për ta paraqitur Shqipërinë ashtu siç doja, ndihem jashtë mase e nderuar që më ka rënë mua shansi t’ia dhuroj Shqipërisë për herë të parë këtë titull”.