Zjarri në fabriken e mbetjeve, ja pistat që po heton prokuroria

545
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zjarrin e rënë në kompaninë e riciklimit në Kashar.
Deri në këto momente po hetohet në tre pista: zjarrvënie e qëllimshme, zjarrvënie aksidentale ose i shkaktuar nga luhatja e tensionit.
Prokuroria ka administruar dëshminë e rojes së godinës e cila u përfshi nga flakët paraditen e së dielës, 21 dhjetor. 
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikësve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit. Nga grupi hetimor, gjatë flakeve dyshohet se është djegur dhe dvr-ja e regjistrimit të kamerave të sigurisë pasi ende nuk eshte gjetur.
Ndërsa roja e objektit ka thënë në dëshminë e tij se, “Para se të shihja tymin në mes të kapanonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje e ardhje të energjisë. Në orën 09:52 minuta të mëngjesit të së dielës, pak orë oasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen por flakët u përhapën shpejt”.
Sigal