Aksidenti në Lushnje-Fier, zbardhet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit

533
Policia e Fierit ka zbardhur identitetin e viktimës që humbi jetë sot gjatë përplasjes së një zetori me një Benz në aksin Lushnje-Fier. Ai është një i ri, Erion Balla, 26 vjeç, nga fshati Imësht. I plagosuri që ishte me të është një 40-vjeçar nga ky fshat me iniciale G. H.

Njoftimi i Policisë së Fierit:
Në datën 31.08.2017, rreth orës 5:25, në autostradën Lushnje – Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”, mjeti tip “Benz”, me targa AA 170 HO, është përplasur me një motomjet tip “Zetor”, pa targa.
Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i zetorit shtetasi Erion Balla, 26 vjeç, banues në Imshtë, Lushnje si edhe ka pësuar dëmtime pasagjeri në mjetin zetor, shtetasi G.H, 40 vjeç, banues në Imshtë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Fier.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe pasagjeri që udhëtonte me të, të cilët po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sigal