Vr*sja e Liridona Ademajt, burg përjetë Naim Murselit! Ja sa vite do të bëjnë Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite burgim, bëjnë me dije mediat në Kosovë.

Aktgjykimi u shpall nga gjykata në një seancë publike. Prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë për të tre të përfshirët, duke theksuar se vrasja e nënës së dy fëmijëve ishte e organizuar dhe e kryer në mënyrë të planifikuar.

Sigal

Bashkëshorti i Ademajt, Naim Murseli organizoi vrasjen për motive personale ndërsa Plava kreu ekzekutimin me ndihmën e Kokallës.

Liridona Ademaj u vra  më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Naim Murseli u akuzuar se organizoi vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.