Aksidenti i tmerrshëm në Milano, flet shqiptari i plagosur: Fluturuam bashkë me sedilje!

606
Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Milano, ku një tren doli nga shinat mbeti i plagosur edhe një shqiptar.
Nga aksidenti mbetën të vdekur 3 persona, ndërsa mes të plagosurve ishte edhe shqiptari i identifikuar si Gjon Qafafiku, i cili po udhëtonte me tren kur ndodhi aksidenti.
Ai mori dëmtime të lehta në gjoks, ndërsa ka rrëfyer për mediat italiane edhe tmerrin që ka përjetuar.
“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe dhe fluturuam jashtë dritareve së bashku me sediljet. Pas aksidentit, i ndihmova dy zotërinj të zbrisnin nga treni. Kuptuam që treni po ecte vetë, pa frena dhe jashte shinave. Ishte një katastrofë. U bë copash. Dy vagona ishin pa drita. Kam 15 vite që marr atë tren. Treni lëvizte mbi gurë”, tha shqiptari.
Sigal