Vrasja në Thumanë, arrestohet përkrahësi i autorëve të krimit

456
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Thumanë, Krujë ku u vranë tre veta dhe mbeti i plagosur një tjetër, policia e Krujës ka vënë në pranga përkrahësin e autorëve të krimit të trefishtë. Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar Sandër Gjonaj, 29 vjeç nga Laçi. 
Mësohet se pas një kontrolli Gjonajt, i është gjetur edhe një arsenal armësh, por pa sqaruar detajet e përfshirjen së tij në krimin e të premtes së kaluar.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh: Një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m, një krëhër me 7 copë fishekë model 54,kalibri 7.62 m/m, një armë zjarri automatik kallashnikov,një gyp gazrash armë zjarri me kasën e tij, një kapak kutisë tyte arme zjarri, një shtrat shuli të një arme zjarri.
Materialet Ii kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale të“Përkrahjes së autorëve të krimit”.
Sigal