Me pasaportë dhe kartë identiteti false, 34-vjeçari shqiptar tenton të shkojë në Francë, por ndalohet në Itali

96
Sigal

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar ndaluar në Itali pasi është kapur me dokumente false. Shqiptari ishte duke tentuar të shkonte drejt Francës, por i është refuzuar hyrja, pasi kishte dokumente false.

Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari, udhëtonte me pasaportë dhe kartë identiteti të kombësisë greke.

I riu ndodhet aktualisht në spital, për shkak të problemeve shëndetësore të raportuara pas arrestimit. Sakaq pritet masa ndëshkimore nga drejtësia italiane.