Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhet identiteti

433
Zbardhet indetiteti i shqiptarit të vrarë në Itali, mbrëmjen e djeshme. Policia italiane ka bërë të ditur se 26-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë në Milano quhet Endri Mrishaj. 
Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 23:30, kur Mrishaj bashkë me pronarin e lokalit po luanin me letra të ulur në një tavolinë. Në lokal ka hyrë një grup prej tre personash të cilët kanë debatuar me pronarin e lokalit pasi ky i fundit kërkoi që të mos shqetësoheshin klientët.
Një prej tyre nën efektin e alkoolit ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar të paktën gjashtë herë në drejtim të dy të rinjve. Mrishaj ndërroi jetë në spital nga gjakderdhja, ndërsa pronari i lokalit, një 30-vjeçar, i identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
26-vjeçari shqiptar rezulton me precedent kriminal pasi është arrestuar bashkë me një grua në prill të këtij viti me 80 gramë kokainë. Pasi doli para gjykatës ai u la në arrest shtëpie. 
Sigal