Vlorë/ Makina përplas nënën me vajzën e mitur në krah

536
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen  e sotme në qytetin e Vlorës.

Një mjet ka përplasur një nënë, e cila mbante në krah vajzën e saj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës.

Bëhet me dije se nëna po kalonte rrugën me fëmijën në krah, kur është përplasur nga një automjet tip “Mazda”.

Nëna është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës ku mjekët po kujdesen për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa fëmija fatmirësisht ka shpëtuar pa pasoja dhe ndodhet tashmë i sigurt.