Mbytja e të miturve në liqen, hetimet: Ishte “aksidentale”

556
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku dy të miturit Sabjan Tahiri (15 vjeç) dhe Ervis Tahiri (13 vjeç) nga fshati Gruemirë i Malësisë së Madhe u mbytën në Liqenin e Shkodrës, policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale e të ndodhur nga pakujdesia.
Fëmijët kishin hyrë në liqen me një varkë që kanë gjetur në anë të tij. Të afërm ngushëlluan familjet e dy vëllezërve Rifat e Naim Tahiri, të cilët humbën djemtë e tyre.
Ndërkohë, një nga dëshmitarët okularë, Elsaid Tahiri, i cili ka qenë në varkë dhe vëllai i viktimës, Ervis Tahiri tregon momentin kur një stuhi ere shkaktoi të gjithë tragjedinë.
“Uji po na mbulonte dhe kur po bëheshim gati të dilnim nga liqeni, na mbuloi fare. E lamë varkën, por kishte shumë rrjedhë”, thotë Elsaidi.
Dy të miturit ishin bashkë me 5 shokët e tyre që mundën të dilnin shëndoshë e mirë në bregun e liqenit.
Sigal