Vlorë/ Arrestohet 20-vjeçari, iu gjet armë pa leje në çantën e krahut

547
Një 20-vjeçar nga Vlora është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet për “armëmbajtje pa leje”. Ndalimi i Klaus Borakajt u krye në qendër të qytetit, pranë Xhamisë, pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30, gjatë ushtrimit të një kontrolli personal, këtij shtetasi iu gjet në çantën e tij të krahut, një armë zjarri tip Pistoletë, e llojit EKOL Special 99, së bashku me një krëhër me 5 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, materialet në ngarkim të 20-vjeçarit i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.
Sigal