Aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç, plagosen 4 persona

412
Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Lezhë-Laç. Si pasojë e aksidentit ku është përplasur një automjet me një traktor bujqësor, kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të plagosurit janë transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sigal