Greqi, fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

505
Filluan sot në Greqi, në orën 04:00 GMT (ora lokale 07:00) zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Objekti i këtyre zgjedhjeve është rikthimi ose jo në pushtet i partisë së majtë, SYRIZA të ish-kryeministrit Aleksis Cipras, i cili dha dorëheqjen në gusht pasi humbi maxhorancën parlamentare, pas votimit për një plan të tretë ndihme për vendin gjatë pesë viteve të fundit. Kundërshtarja kryesore e kësaj partie është ”Demokracia e re”, që drejtohet nga ish-kryetari i parlamentit, konservatori Vangjelis Mimaraqis. Sondazhet nxjerrin fituese SYRIZA-n, me një diferencë që varion nga 0,3-3 pikë përqindje.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 16:00 GMT.

VOTON MIMARAQIS
Kreu i Demokracisë së Re, Mimaraqis i është drejtuar qendrave të votimit rreth orës 10:00 për të votuar. Ai tha për mediat se “Sot nuk flasin politikanët, por qytetarët me votën e tyre. Të kemi një të nesërme më të mirë për të gjithë grekët. Qytetarët duan të largojnë të dyshuarit për vepra penale. Sot do të festojmë Greqinë e re që do të kemi nesër, paso duam të kemi besimin e të gjithëve, edhe të atyre që s’do na votojnë”, tha Mimaraqis.
VOTON CIPRAS
Ish-kryeministri grek Aleksis Cipras ka shprehur vullnetin e tij me votë rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Kreu i SYRIZAS tha për mediat se Greqia ka nevojë për një qeveri të fortë dhe një mandat 4-vjeçar.
“Sot Greqia ushtron të drejtën demokratike për të vendosur të ardhmen. Ne kemi nevojë për një qeveri të fortë me një mandat për katër vjet’, tha Cipras.
Sigal